• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BIDEN RIKTHEN SHBA-TË NË OBSH/ Anthony Fauci jep lajmin e mirë për vendet e varfra
Home
Nderkombetare

BIDEN RIKTHEN SHBA-TË NË OBSH/ Anthony Fauci jep lajmin e mirë për vendet e varfra

21 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden, Shtetet e Bashkuara synojnë t’i bashkohen programit global për shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit në vendet e varfëra, i njohur si COVAX.

Kështu i tha Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), këshilltari kryesor mjekësor në SHBA, Anthony Fauci.

Ky vendim u mirëprit nga shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se kjo “është një ditë e mirë për OBSH-në dhe shëndetësinë në botë”.

“Presidenti Biden do të lëshojë një urdhër i cili do të përfshijë synimin e Shteteve të Bashkuara për t’u bashkuar me programin COVAX “, tha përmes një video adresimi Fauci.

Përmes programit COVAX, dërgesa e parë e vaksinave në vendet e varfëra pritet të bëhet në muajin shkurt. Edhe Kosova synon të marrë vaksina nga ky program.

OBSH-ja ka ngritur shqetësime se vendet e pasura po furnizohen me një pjesë të madhe të vaksinave që janë në dispozicion, duke rrezikuar furnizimin e vendeve të varfëra.

Paraardhësi i Bidenit, Donald Trump ndaloi financimin për OBSH-në dhe njoftoi për procesin e tërheqjes nga kjo organizatë deri në korrik të vitit 2021. Por, administrata e presidentit Biden ka vendosur të qëndrojë si anëtare në këtë organizatë.

Trump e ka akuzuar OBSH-në se nuk ka menaxhim të mirë dhe se e ka ndihmuar Kinën në fshehjen e të dhënave për shpërthimin e koronavirusit, në fund të vitit 2019. /Rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËRIMI NGA COVID-19: Simptomat e bezdisshme që mbeten në gjysmën e pacientëve
Previous article TRONDITËSE/ 19-vjeçarja shqiptare përdhunohet nga 4 meshkuj, pas disa muajsh zbulon se...

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT