• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BIDEN NJOFTON MASAT E REJA/ Dëbimi me shpejtësi i emigrantëve të paligjshëm tani më i lehtë
Home
Nderkombetare

BIDEN NJOFTON MASAT E REJA/ Dëbimi me shpejtësi i emigrantëve të paligjshëm tani më i lehtë

6 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten masa kundër emigrantëve që përpiqen të hyjnë pa autorizim në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Meksikës, ndërkohë që do të ofrohet mundësia për hyrje të ligjshme për deri në 30 mijë persona në muaj nga Venezuela, Nikaragua, Kuba dhe Haiti.

Këto masa do ta bëjnë më të lehtë për autoritetet kufitare që të dëbojnë me shpejtësi emigrantët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara në zonat midis pikave kufitare, si dhe do të risjellin në fuqi marrëveshjet dypalëshe ku azilkërkuesit e mundshëm që kalojnë përmes një vendi të tretë, duhet të provojnë se nuk iu dhanë mbrojtjet e duhura në atë vend përpara se të kërkojnë azil në kufirin SHBA-Meksikë.

Megjithatë, individëve nga katër vendet e lartpërmendura do t’u lejohet të aplikojnë për hyrje të ligjshme në Shtetet e Bashkuara, bazuar në autorizimin për falje humanitare, i cili po ushtrohet aktualisht për të pranuar në SHBA disa refugjatë nga Afganistani dhe Ukraina.

Zyrtarët e administratës Biden e kanë paraqitur këtë plan si një rrugë ligjore për t’u lejuar emigrantëve që të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara në një mënyrë të rregullt dhe të sigurtë.

Por aktivistët e emigracionit janë kundërpërgjigjur se këto politika kufizojnë në mënyrë të padrejtë mbrojtjet për azilin të garantuara në ligjin amerikan dhe atë ndërkombëtar.

Emigrantët duke u mbledhur në pjesën meksikane të kufirit në El Paso, Teksas
Emigrantët duke u mbledhur në pjesën meksikane të kufirit në El Paso, Teksas
Gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden tha se masa për falje humanitare do t’u lejojë emigrantëve nga Nikaragua, Kuba dhe Haiti, që kanë sponsorë financiarë me rezidencë në SHBA, të hyjnë ligjërisht në vend nëpërmjet një programi që u hartua sipas programeve për faljen e venezuelasve dhe ukrainasve.

Këto programe u lejojnë emigrantëve të udhëtojnë në rrugë ajrore për në Shtetet e Bashkuara, nëse kanë një sponsor dhe nëse kalojnë kontrollet e historikut.

“Vetëm këto masa që po njoftoj sot nuk do ta ndreqin sistemin tonë të emigracionit, por mund të ndihmojnë shumë… Unë mundem të veproj vetëm aty ku kam kapacitetin ligjor për të vepruar kështu”, tha Presidenti Biden.

Sipas autorizimit për falje humanitare, aplikantëve që miratohen u lejohet të jetojnë dhe të punojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara me baza të përkohshme.

VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MEKANIZËM KRIMINAL..."/ Bylykbashi ‘zbërthen’ deklaratën e Ramës: Më 14 maj do i shembim tërmetin e tij. Le t’i mbledhë ‘minjtë’…
Previous article NGA "DA VINÇI" TE PUSHIMET NË HAPËSIRË/ Ja çfarë mund të blejë Kristiano Ronaldo me kontratën e re

s.autor

Postime të ngjashme

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë Botë

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT