• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BETEJA TË FORTA KEMI PËRPARA”/ Çfarë po paralajmëron Meta: Një agim i ri nis nesër
Home
Politikë

“BETEJA TË FORTA KEMI PËRPARA”/ Çfarë po paralajmëron Meta: Një agim i ri nis nesër

24 July, 2022 s.autor Politikë

Sot është dita e fundit e Ilir Metës si president i Republikës së Shqipërisë. Kanë mbetur vetëm pak orë që ai t’i dorëzojë detyrën pasardhësit të tij Bajram Begaj, i cili do të betohet fillimisht në Kuvend.

Herët sot, Meta zgjodhi që të përshëndesë qytetarët shqiptarë në një postim të fundit si kryetar shteti në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai u shpreh se ka qenë nder dhe privilegj që t’i shërbente vendit në këto pesë vite të mandatit.

Nga nesër, sikurse e ka paralajmëruar, duket se nis një tjetër sfidë për Ilir Metën. I cilësuar si president “opozitar”, Meta do t’i kthehet betejës kundër Edi Ramës, me të cilin ka pasur përplasje të forta gjatë këtyre viteve, por këtë herë si kryetar i një partie opozitare. Pritet që në Konventën Kombëtare të LSI, që mbahet nesër ai të rikthehet si kryetar i saj.

Ndërkaq, në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, Meta ka zgjedhur që t’ju përgjigjet komenteve të qytetarëve, duke dhënë më shumë detaje për rrugën e tij të re. Ai ka shkruar se beteja të forta ka përpara, ndërsa një falënderim ka edhe për “popullin e 2 marsit”.

“Beteja të forta kemi përpara. Por a mund të arrish në maja pa bërë edhe pak malore? Malet tona më të larta! Një agim i ri nis nesër që do të rikthejë demokracinë dhe Llogaridhënien”, ka shkruar presidenti Meta.

“E ndjeja përkrahjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Mirënjohje në veçanti për popullin e 2 Marsit për ndërgjegjen e lartë patriotike që tregoi”, shkroi Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË ITALI/ Po ndiqte hajdutin e telefonit, pëson atak kardiak dhe ndërron jetë punonjësi i hekurudhës
Previous article TMERR NË DURRËS/ Hidhet nga ballkoni i banesë dhe ndërron jetë në vend një grua

s.autor

Postime të ngjashme

SHPALLET FAJTOR PËR KRIME LUFTE/ Gjykata Speciale dënon me 25 vite burg Hashim Thaçin Breaking News

SHPALLET FAJTOR PËR KRIME LUFTE/ Gjykata Speciale dënon me 25 vite burg Hashim Thaçin

FOTOLAJM/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi Reformën Territoriale, e shoqëron djali i tij, Gregu Politikë

FOTOLAJM/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi Reformën Territoriale, e shoqëron djali i tij, Gregu

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët Politikë

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT