• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BESOVA TE SHQIPËRIA”/ Historia e italianit që jeton në Vlorë dhe e ndjen veten si në shtëpi
Home
Sociale

“BESOVA TE SHQIPËRIA”/ Historia e italianit që jeton në Vlorë dhe e ndjen veten si në shtëpi

26 June, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Si një ekspert në analizimin e tregut , 5 vite me pare Luixhi Di Lucia nga Italia nuk do të vinte në diskutim dy herë vendimin për të ardhur në Shqipëri. Ai pa që rajoni i Ballkanit dhe kryesisht vendi ynë, kishte mundësi të shumta për zhvillimin e një biznesi. Luixhi ka sot një nga zyrat e kontabilitetit më të rëndësishme në qytet, ndërsa operon edhe si ndërmjetës për të gjithë të huajt që duan të investojnë në Shqipëri.

“Unë jam një zhvillues biznesi, ndihmoj sipërmarrjet të ngrihen dhe zgjerohen në fushën ndërkombëtare. Para se të mbërrija këtu, pak para pandemisë kuptova bumin ekonomik që priste vendin tuaj. Besova te Shqipëria në ato momente dhe nuk u zhgënjeva. Shqipëria ofron shumë mundësi për investim, sepse është një territor në zhvillim, është ende një territor i virgjër me shume gjëra për të bërë si në planin infrastrukturor, shërbime dhe industrial”, tha Luixhi Di Lucia.

I ardhur fillimisht për punë, dy vite më vonë Luixhi vendosi të tërhiqte dhe familjen, ndërsa zgjodhi Vlorën si qytetin ku do të jetonte.

“Ajo çfarë më solli në Shqipëri ishte ekonomia dhe biznesi, por kjo më ka çuar në shumë vende të botës, arsyeja pse e solla familjen time këtu është shpirti mikpritës i njerëzve. Mjedisi ku jetohet  është shumë   pozitiv . Sinqeriteti  në raportet njerëzore, e që rrit raportin e cilësisë së jetës,  indeksin e qetësisë dhe lumturisë që fitohet këtu. Ne na pëlqen shumë”, tha Di Lucia.

Dy fëmijët e tij janë regjistruar në shkollë shqipe, ndërsa i veshur me përgjegjësinë e prindërit Luixhi vlerëson sistemin arsimor këtu.

“Shkolla ishte një nga anët që me befasoi me shume. Kur flas për Shqipërinë dhe  me pyesin pse u transferove bashke me fëmijët, unë u them se edukimi shkollor këtu  eshte i shëndoshë. Arsimi eshte institucioni thelbësor i shoqërisë . Këtu raporti me mësuesit eshte solid, ekziston marrëdhënie e hapur mësues-familje që sinqerisht në Itali , tashmë nuk është më si dikur”, tha ai.

Në këndvështrimin e tij rinia është e lirë të shohë mundësitë më të mira dhe jashtë kufijve të vendit por thotë se nëse ka vullnet e dëshirë, Shqipëria të ofron diçka të tillë.

“Këtu të rinjtë mund të gjejnë mundësi për sa kohë ka dëshirë, Mund të punohet dhe të fitosh në nivele evropiane edhe këtu, dhe mbi të gjitha duke jetuar më mirë afër familjes”, u shpreh Luixhi.

Në qytetin bregdetar numri i shtetasve italiane që kanë zgjedhur të jetojnë është në rritje nga viti në vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTËR E VËLLA PUNONIN SI TUTORË/ Goditet “baza” e prostitucionit në Tiranë, 4 shtetase të huaja…
Previous article PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush janë të arrestuarit nga Antidroga në Tiranë? Tentuan të largohen me vrap, por…

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT