• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
”BESOJ TEK KRYEMINISTRI I VENDIT TIM”/ Angela Martini viziton banorët e prekur nga tërmeti në Durrës: E di që cdo gjë do të jetë transparente
Home
Sociale

”BESOJ TEK KRYEMINISTRI I VENDIT TIM”/ Angela Martini viziton banorët e prekur nga tërmeti në Durrës: E di që cdo gjë do të jetë transparente

5 December, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Angela Martini i gjendet pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Këtë të enjte, modelja shqiptare me famë botërore e shoqëruar dhe nga familjarë të saj ishte në Durrës ku zhvilloi një takim me strukturat lokale të qytetit bregdetar.

Ajo u prit nga kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit Zhyljen Varfi, zvministrja e Brendshme Rovena Voda si dhe drejtoresha e Bashkëqeverisjes në kryeministri Eridana Çano.

“Jemi shumë të kënaqur që të kemi sot këtu duke dhënë një mesazh pozitiv të gjithë bashkëkombasve që u gjendesh pranë në këto momente të vështira”, tha znj Çano.

Zvministrja e Brendshme Rovena Voda, si kryetare e shtabit të Emergjencave për qarkun e Durrësit, e njohu Angela Martinin me punën që po kryhet në të gjitha zonat që u dëmtuan nga tërmeti.

“Është shumë mirë që në momente kaq të vështira shohim figura të dashura për ne, të dimë se në këto momente, banorët e prekur nga tërmeti nuk janë vetëm”, tha zvministrja Voda.

Nga ana e saj, Angela Martini e emocionuar ndër të tjera tha:
“Faleminderit ju për punën që keni bërë. Ju jeni tamam heronjtë e vërtetë jo unë, sepse unë kam bërë një pjesë shumë të vogël, kurse keni bërë punën e vërtetë..
Unë kam qenë shumë e prekur kur e kam marrë vesh për ngjarjen.
Si e kam shkruar në Instagram, është e vërtetë kur sje në vendin tënd është më keq se është gjaku yt, vendi yt.
Unë kam bërë kontributin tim, por dyhet të bëj edhe më shumë.
Gjëja që dua të them është se unë besoj te kryeministri ynë shqiptar dhe unë jam e sigurt s edo të bëjë të pamundurën për të rindërtuar vendin dhe cdo gjë do të jetë transparente”, tha modelja Angela Martini.

Më pas ajo bashkë me drejtuesit lokalë ka parë nga afër godinat e shembura në zonën e Plazhit. Më pas, e shoqëruar nga zvministrja Ornela Çuçi, vizitoi kompleksin “AS”, në të cilin janë akomoduar disa prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “SADIO MANE KISHTE NJË VIT TË SHKËLQYER”/ "Pleshti" i habitur: Është turp ta shikosh të…
Previous article E PABESUESHME/ Ylli i Ajax i dhuroi fanellën, djaloshi e shet për... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT