• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BERZH mbështet korridorin Adriatik-Jon që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kroacinë
Home
Ekonomi

BERZH mbështet korridorin Adriatik-Jon që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kroacinë

20 June, 2018 Redaktor2 Ekonomi

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) planifikon të investojë në zhvillimin e aeroportet Tivat dhe Podgoricë të Malit të Zi dhe në sektorin bujqësor të vendit, sipas nënkryetarit të BERZH, Alain Pilloux.

Por, një tjetër projekt që pritet të marrë mbështetje nga ky institucion huadhënës është edhe korridori Adriatiko-Jonian, që do të lidhë vendin tonë me Kroacinë dhe Malin e Zi.

“Ne do të mbështesim zhvillimin e aeroporteve e Tivat dhe Podgoricë, si dhe, natyrisht, zhvillimi i infrastrukturës rrugore, duke përfshirë ndërtimin e një autostrade në Serbi, si dhe korridori Adriatik-Jon që do të lidhë Kroacinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë , “-tha Pilloux në një dalje për median malazeze RTCG.

BERZH do të investojë gjithashtu në sektorin bujqësor të Malit të Zi, citoi më tej ai, duke mos dhënë specifika të mëtejshme për Shqipërinë.

“Ne do të investojmë në zhvillimin e sektorit lokal të agrobiznesit.” Veçanërisht frutat, perimet, mishi “.

Më parë këtë muaj, BERZH caktoi Zsuzsanna Hargitai si drejtuese për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Çfarë është Korridori Blu

Autostrada Adriatiko–Joniane apo Korridori Blu është autostrada e të ardhmes që zgjatet përgjatë gjithë bregut lindor të Adriatikut dhe detit Jon duke u zgjatur deri në pjesën perëndimorë të Gadishullit të Ballkanit. Rruga nis nga Trieste në Itali, kalon përmes Sllovenisë, hyn në Kroaci afër Rijeka dhe del Trebinjë në Bosnjë përpara se të hyjë në Mal të Zi. Gjithsesi ende nuk janë konkluduar projektet finale. Autostrada kalon në Podgoricë dhe më pas në Shkodër në Shqipëri për të vazhduar në Tirane-Durrës-Fier-Gjirokastër duke dalë nga Shqipëria për tu lidhur me seksionin grek rrugës E55.

SHKRIM 5, ORA 11

Bono dhe obligacione, interesat rriten për të gjitha maturimet në 3- mujorin e parë

Interesat e borxhit të brendshëm të qeverisë ndryshuan trendin këtë vit duke nisur rritjen qysh në gjysmën e parë të vitit, teksa vitet e kaluara interesat uleshin në muajt e parë të vitit për të rritur në gjysmën e dytë të vitit, duke ndjekur kështu ciklin e kërkesës së qeverisë për financimin e borxhit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, norma mesatare e interesit u rrit për të gjitha afatet e maturimit në janar-mars 2018 në krahasim me fundin e vitit 2017.

Rritja më e madhe u shfaq tek obligacionet, sidomos ato me afat maturimi 3 vjeçar ku norma e interesit ishte 1.05 pikë përqindje më e lartë se fundit të vitit 2017. Gjithashtu me gjysmë pikë përqindje u rriten edhe norma e interesat për bonot me afat maturimi 7-vjeçar, ndërsa për obligacionin 2-vjecar norma e interesit u rrit me 0.33 pikë përqindje në tremujorin e parë të 2018 në krahasim me fundin e 2017.

Vitet e fundit trajektorja e interesave niste rritjen në gjysmën e dytë, por këtë vit rritja ka nisur me herët. Burimet nga tregu pohojnë se, kërkesa e qeverisë për financimin e deficitit buxhetor ka qenë me i lartë se parashikimi i periudhës.

Në janar-mars 2018 qeveria kishte planifikuar të financonte deficitin buxhetor me 2.5 miliardë lekë nga burime e brendshme, por në fakt mori me shumë se 6.6 miliardë lekë, duke e rritur me rreth 160 për qind financimin nga borxhi i brendshëm në raport me planifikimin. Kërkesa e qeverisë ka ushtruar presion mbi normat e interesit të cilat janë në rritje për të gjitha instrumentet e borxhit të brendshëm.

Kërkesa e qeverisë për financim të deficitit erdhi për shkak se të mospërmbushjes së planit të arkëtimeve buxhetore me rreth 3 për qind për periudhën në fjalë.

Për pasojë shpenzimet buxhetore për shlyerjen e interesave të borxhit i kthehen rritjes.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave shpenzimet për interesat të borxhit arritën në janar-prill në mbi 10 miliardë lekë, duke u rritur me 10 për qind në krahasim me fundin e vitit që shkoi.

Rritja prej 1 miliardë lekësh i takon shpenzimeve për shlyerjen e interesave të borxhit të brendshëm, të cilat arritën në 8.2 miliardë lekë në 4-mujorin e parë nga rreth 7,2 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sturaro drejt Premier Leagues/Juventusi i vendos çmimin italianit
Previous article Veliaj komenton intervistën e Ndrenikës: I madhi Robert është pro Teatrit të Ri

Redaktor2

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT