• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA VIJON T’I FSHIHET DREJTËSISË/ Oficerët e SPAK i trokasin sot në derë! Nëse nuk shkon më 20 nëntor, mund t’i drejtohen…
Home
Politikë

BERISHA VIJON T’I FSHIHET DREJTËSISË/ Oficerët e SPAK i trokasin sot në derë! Nëse nuk shkon më 20 nëntor, mund t’i drejtohen…

13 November, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Në një kohë kur Sali Berisha refuzon të zbatojë masën detyrim paraqitjeje për çështjen Partizani, oficerët e Gjykatës së Posaçme do t’i trokasin ditën e sotme sërish në derë. Berisha ka refuzuar të njihet me masën e sigurisë si edhe të paraqitet në Gjykatë, por kjo mund të rëndojë pozitën e tij.

Oficerët e GJKKO do tentojnë të njoftojnë Berishën pas disa refuzimeve nga ana e tij. Kjo pasi ish-kryeministri duhet të paraqitet para oficeres së SPAK në datën 20 nëntor. Në rast se do të refuzojë edhe në këtë datë atëherë SPAK i lind e drejta për t’ju drejtuar Kuvendit për autorizim për rëndim të pozitës së tij duke kërkuar një masë më të rëndë siç mund të jetë ajo e arrestit në shtëpi.

Prej 21 tetorit, Sali Berisha i ka shmangur kontaktet me oficerët e policisë gjyqësore për të marrë prej tyre dijeninë për caktimin e masës së sigurisë. Në 26 tetor GJKKO pranoi kërkesat e dy prokurorëve të SPAK-ut Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dhe vlerësoi të ligjshme masën ndaj Sali Berishës, në mungesë, pasi u përfaqësua nga një avokat kryesisht pasi avokatët e tij me prokurë të posaçmem braktisën seancën.

Sipas masës së caktuar nga GJKKO Berisha duhet të paraqitet para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK, Adelajda Metaj të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Të hënën e parë të muajit, 6 nëntor, ish-kryeministri nuk u paraqit. GJKKO ka refuzuar ndërkohë të gjitha kërkesat e avokatëve të Berishës për shuarje mase në datën 8 nëntor si dhe për përjashtimin e Irena Gjokës, kërkesë kjo e bërë dhe më herët. Hapi i radhës i mbrojtësve të tij është ankimimi në Apelin e Posaçëm duke argumentuar se është shkelur Kushtetuta, seancë e cila ende nuk është caktuar.

Mirëpo, GJKKO në vendimin e zbardhur, ka specifikuar se ish-kryeministri ka dijeni për masën e caktuar ndaj tij dhe e ka pranuar verbalisht në konferencë për shtyp si dhe ka sqaruar përse nuk është marrë autorizimi nga Kuvendi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Dritan Rexhepi u arratis nga Ekuadori nga një gabim në sistemin e burgjeve! ‘Escobari shqiptar’ trafikoi 4 ton kokainë në Itali
Previous article DOSSIER/ Vari veten në të njëjtin litar me nënën e saj në stallën e derrave! Historia e vajzës më të bukur të Tiranës, u tentua të përdhunohej...

s.autor

Postime të ngjashme

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT