• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA U SHPALL “NON GRATA”/ Avokati Beqiri: SHBA e ka dosjen mal me prova, SPAK do e marrë të pandehur para shtatorit
Home
Politikë

BERISHA U SHPALL “NON GRATA”/ Avokati Beqiri: SHBA e ka dosjen mal me prova, SPAK do e marrë të pandehur para shtatorit

21 May, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Avokati Idajet Beqiri e ka cilësuar padinë për shpifje të Sali Berishës ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken të paprecedentë dhe të papërgjegjshme pasi ai është duke hedhur në gjyq qeverinë amerikane dhe se për të nuk ka gjykatë në botë që e merr përsipër. Në një intervistë për Report Tv, avokati tha se SHBA e ka dosjen mal për krimet e kryera nga Berisha dhe se nuk i mundojnë provat dhe faktet, ndërsa shtoi se një pjesë të krimeve Berisha i ka pranuar edhe vetë me gojën e tij, ku janë me zë e figurë në të gjitha mediat.

“Padia është një rast i paprecedentë dhe tregon vijueshmërinë e qëndrimeve të papërgjegjshme të tij. Edhe një padi kundër sekretarit Blinken, çdo gjykatë do i thoshte se nuk ke të bësh me të pasi ai flet në emër të qeverisë amerikane dhe duhet t’i drejtohesh asaj dhe jo këtij individi. Berisha me atë kërkesë duhet të jetë i ndërgjegjshëm për një gjë se ka aq shumë prova dhe SHBA e kanë dosjet mal me ato që ka kryer. Berisha i ka pranuar krimet vetë të shpërndarjes së armëve në 1997, ai  e ka pranua se ka thyer embargon e naftës dhe armëve , e ka pranuar vetë se do të vriste Edi Ramën kur ishte kryetar i opozitës dhe se i kishte vendosur 5 snajper”, tha Beqiri.

Avokati tha se krimet e Berishës janë aq të rënda dhe të mëdha sa nuk ka asnjë në botë që ia kalon dosjes së tij aq sa ai mund të krahashohet lehtësisht me kriminelët e luftërave botërore. Gjithashtu Beqiri u shpreh i bindur se SPAK do të nis shumë shpejt një hetim për Sali Berishën dhe se atë nuk do të zërë shtatori në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

“Nuk e ekzagjeroj kur them se me kaq krime që ka kryer Berisha askush në botë nuk ka një numër të lartë provash dhe veprash të rënda sa ka kryer ky, ky po afrohet te kryekriminelët e luftërave botërore. Në këtë aspekt po të thanë non grata  në SHBA do të thotë e ke mbushur kupën dhe ajo po derdhet dhe nuk ka më kush të të mbrojë ty. SPAK dhe BKH jam i bindur që do hetojnë dhe Berishën nuk do e zërë shtatori  pa u marr si i pandehur për të gjitha këto krime.  Një procedim panel do të nis shumë shpejt kundër tij dhe familjarëve të tij”, tha Beqiri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Pasoja post-COVID nuk janë vetëm te të rriturit, por edhe te fëmijët
Previous article E RËNDË NË KORÇË/ I dehuri konfliktohet me familjarët, vetëplagoset me mjet prerës në bark

Delo.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT