• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Berisha shpërthen kundër 2 ambasadorëve, vlerëson kryeprokuroren
Home
Shqipëri

Berisha shpërthen kundër 2 ambasadorëve, vlerëson kryeprokuroren

19 December, 2017 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 gradë”, nga gazetari Artur Zheji në Ora neës. Berisha ka folur për ngjarjen e djeshme, ku në parlament u hodhën tumues dhe u përplasën me njëri-tjetrin.

Po ashtu ish-kryeministri  foli dhe për çështjen e negociatave, sipas tij nëse Shqipëria nuk hap negociatat në vitin 2018, do të bëhet delja super e zezë e Ballkanit.

Në këtë intërvistë foli dhe për marrëdhënie t e tij me ambasadorin e SHBA.

A është kjo gjuha që duhet folur me kryeministrin?

Kjo nuk është gjuha që duhet përdorur me kryeministri ne Shqipërisë, por është gjuha që duhet përdorur me krye horrin dhe krye pisin e Shqipërisë. Është asgjësuar parlamenti shqiptar në 27 vite.

Kërkova në përputhje me rregulloren sipas procedurës. Gramoz Ruci tha se do flasësh pas folësit. Kur mbaroi folësi unë u ngrita, por në mënyrë të paimagjinueshme, dhe Edi Rama i bëri shenjë roje ve të gardës dhe më bënë pritë mua, pse kjo ndodhi kjo . Edi Rama është i sëmurë psikik, pasi kurrë një njeri normal mundtë bëj një gjë të tillë.  Ai merr kokainë, rri me psikozën e Frojdit.

Duhej të shkarkohej në moment komandanti i rojeve të gardës në parlament. Ruci u bë bashkëfajtor në aktin më të  turpshëm të ekzekutimit të parlamentit.

Rama ka fituar dhe pëlqimin e ndërkombëtareve…

Nëse Rama ka fituar kredencialet, Shqipëria nuk do ishte në këtë stad. Por Rama ka fituar vetëm kredencialet  e nxira. Rama thoshte së bashku me drejtues të Brukselit, se negociatat do të hapen në dhjetor të këtij viti, e atij viti. Por negociatat mund të hapen vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2018.  Drejtuesit e BE i thanë Ramës se duhen reforma të thella. Tusk i tha këtu është kryeqytet miqësor, por ka dhe kryeqytete shumë më jo miqësore.

Në qoftë se Shqipëria nuk merr hapjen e negociatave në vitin 2018, do të bëhet delja super e zezë e Ballkanit.  E pat çfarë bëri Rama kur iku në Bruksel, e ngriu çështjen e kryeprokurorit. Një njeri që donte integrimin, nuk mund të çonte parlamentin  në atë gjë që ndodhi dje. Ishte lajmi botëror numër një, që eklipsoi të gjitha lajmet e tjera.

A ja vlente Arta Marku që të bëhej e gjitha kjo?

Këtu nuk ka asnjë emër. Është vetëm Edi Rama që do të bëhet kryeprokuror. Unë kur përdorja termin narko-shtet, isha i vetmuar ndërsa sot është një emër i ndërkombëtarizuar. Kjo zgjedhje po asgjëson institucionin. Rama me këtë zgjedhje ka një qëllim, do të mbyll dosjen Tahiri se është dora e tij. Për sa i përket kryeprokurores është një emër i nderuar nga familja e saj, nuk kam asgjë kundra me të.

Të dëgjojmë se çfarë ka thënë ambasadori Lu për këtë gjë…

Në konflikt të hapur interesi. Lu dhe Vllautin, që është e vërtetë që ata përfaqësojnë SHBA dhe Evropën, por është aq e vërtetë që ata janë dhe përfaqësues të Edi Ramës. Kanë tejkaluar çdo lloj kufiri që ata janë në mbështetje të Edi Ramës. U dhunua një deputete a tha një fjalë shkëlqesia e tij. Kërpaci ishte dhuna aty, nuk ishte gjë më të shëmtuar përgjakja e një deputeteje. E shikon me këtë optike se ka një anësi ekzemplare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA E DETIT/ Kotzias: Asgjë nuk bëhet automatikisht. Shqipëria të heq...
Previous article 14 FILMAT ku romanca ishte aq e bukur sa të gjithë deshëm që të ishte më shumë se një fantazi!

k.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT