• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BERISHA SHKAKTAR”/ Alfred Moisiu: PD ka një problem të brendshëm, që do t’ja transmetojë gjithë vendit
Home
Intervista

“BERISHA SHKAKTAR”/ Alfred Moisiu: PD ka një problem të brendshëm, që do t’ja transmetojë gjithë vendit

22 February, 2023 F.autor Intervista, Politikë

Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka qenë i ftuar paraditen e kësaj të mërkure në emisionin “Breaking” në Top News.

Ai ka folur mbi situatën politike në vend, ku sipas tij, Partia Demokratike ka një problem të brendshëm, që kërkon t’ja transmetojë të gjithë vendit. Moisiu deklaroi se këtë situatë e ka krijuar ish-kryeministri Sali Berisha, teksa pati kritika dhe sa i përket “revolucionit” të përmendur nga lideri demokrat.

Ish-kreu i shtetit deklaroi se problemi qëndron tek Komisionet Zgjedhore, që sipas tij duhet të depolitizohen.

“Pse është krijuar kjo situatë? Sepse ne opozitë dhe pozitë kemi patur gjatë gjithë kohës. PD ka një problem të madh brenda vetes së saj. Berisha krijoi foltoren e famshme dhë arriti të krijojë këtë situatë. Ky është një problem i tyre dhe po përpiqen t’ia transmetojnë gjithë vendit, por nuk do t’ja arrijnë. Po përdoret fjala revolucion. Por, revolucion përdoret për të ndërruar sistemin.

Ne kemi një demokraci perëndimore, por në cilin vend të Europës kemi dëgjuar që të ndërrohet pushteti me revolucion, ndërrohet vetëm me votë. Sepse nuk është shumicë. Nëse nuk arrihet fitorja me votë, nuk je shumicë. Kjo është një pakicë që duhet të imponohet shumicës.

Kjo është krejt e gabuar. Po unë e kuptoj, një forcë politike kërkon të marrë pushtetin, por duhet ta marrë vetëm me votë. Deri sa të na dalë një njeri me dy sy, Ramën aty do e kemi. Ne duhet të ndryshojmë Komisionet Zgjedhore. Ne Komisionet Zgjedhore i kemi partiake, ata i venë njerëzit e tyre aty për të mbrojtur votat e tyre. Ata nuk duan që të depolitizohen Komisionet Zgjedhore.

Ne jemi i vetmi vend në Ballkan që kemi në krye të politikës që kanë nga 30 vjet në politikë. Çdo gjë ka një kufi, jep kontributin dhe ik. Nuk mund ta bëjnë si puna e lopës që mbush kovën dhe i bie me shqel dhe e derdh. Edhe të rinjtë flasin me të njëjtën gjuhë si liderët e vjetër, madje edhe më egër. Të gjithë kanë kontribuar për këto arritje, pse duhet t’i venë shkelim. Në qoftë se ne duam të mbrojmë gabimet e së kaluarës, ato nuk mbrohen dot.

Në marrëdhëniet me amerikën, jemi popull më pro amerikan, dhe këtë gjë ne po e po e dimë, por e dinë dhe amerikanët dhe gjithë bota. Shkaktarët për këtë situatë janë të gjithë, Por Berisha ka një përgjegjësi të veçantë. Unë e dua dhe e respektoj, por dua t’ja them këto fjalë. Revolucioni është revolucion, do të thotë dhunë. Bëri dhunën në ’97-tën dhe na çoi 20 vjet mbrapa” -deklaroi Alfred Moisiu

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEPUTETËT E PD KËRKUAN SHFUQIZIMIN/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Bordin e Ushqimeve
Previous article DEL VIDEO/ Vrasja e shqiptarit në Greqi: Momenti kur 7 bashkatdhetarët largohen me shpejtësi me një “Jeep” luksoz

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT