Sali Berisha ka folur për kërkesat e studentëve drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrisë së Arsimit, 9 ditë më parë.
Ish kryeministri tha se nëse do ishte në krye të qeverisë do t’i plotësonte menjëherë kushte dhe kërkesat e të rinjve, të cilët vijoojn të protestojnë për 9-ditë me radhë.
“Nëse do të isha kryeministër do t’i zgjidhja dhe plotësoja kërkesat e studentëve. Edi Rama ka deklaruar se do të rrisë buxhetin mbi 5,9 për qind. Ka qenë vitit 93, bursa e studentëve ka qenë 83 mijë lekë, por për atë kohë ka qenë shumë e madhe”, tha ai në “Open” duke hequr një paralele me sistemin arsimor në qeverisjen Berisha ku mjafton të kishe para për t’u diplomuar.


