• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BERISHA PO E DËMTON SHUMË PD”/ Gjekmarkaj: Të vijnë tek Kuvendi i 18 dhjetorit dhe të dalim të bashkuar
Home
Politikë

“BERISHA PO E DËMTON SHUMË PD”/ Gjekmarkaj: Të vijnë tek Kuvendi i 18 dhjetorit dhe të dalim të bashkuar

6 December, 2021 Delo.autor Politikë

Deputeti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, tha se PD është në një krizë politike, kulturore ose antropologjike. Gjekmarkaj tha se PD është në një përballje të madhe me veten ku brezat e saj në vend se të ishin në një harmoni racionale, pa shtypur një brez, brezin tjetër, i kanë shpallur luftë në një lloj mënyre njëri-tjetrit. Në lidhje me Kuvendet e PD, ai tha se mbështetësit e Berishës duhet të vijnë në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Basha, për të diskutuar, debatuar, por në fund të dalin si një parti e bashkuar.

“Shpresa vdes e fundit. Mendoj që do triumfojë arsyeja përballë emocioneve agresive të këtij momenti por edhe përballë interesave personale.”-tha Gjerkmarkaj.

Ai deklaroi se Berisha ka kontribute të pamohueshme duke kujtuar se e ka mbajtur 13 vite PD-në ndërsa shtoi se mjerë demokratët nëse mendojnë se zgjidhja është vetëm një njeri.

“Është lideri historik, politikani më i spikatur, mund t’i vësh tituj sa të duash. Berisha e ka kryer ciklin e vet politik me sukseset dhe dështimet e tij. Dha vetë lamtumirën në 2013, lamtumirë e lënë në gjysëm, një këmbë brenda, dhe një këmbë jashtë. Basha ka mbetur përherë nën hijen e autoritetit të Sali Berishës. Koha po e tregon, çdo lëvizje që do bëntë Basha për ta larguar do kishte qenë e pamundur. Basha thjesht e paskesh patur të pamundur. Basha nuk ka menduar ta largojë Berishën. Mjafton të gjykosh diskursin dhe librin para zgjedhjeve. Ju krijuan rrethanat e tilla ku nuk kishte një shteg tjetër. Kundërreaksioni i Berishës është ky që po e shohim, për mua irracional, e dëmton shumë PD-në. Nuk jam nga ata që beson se ‘Foltorja’ ngjall shpresë, por në një rreth përplasjesh me SHBA. E kotë të bëjmë shaka tani, të flasim për sovranitet, kur ne e kemi dorëzuar me integrimet.”- u shpreh Gjekmarkaj.

Në optikën e tij është vetëvrasje politike dhe nuk mund të bësh rrugë me ‘Foltoren’ se nuk ke shpresë dhe nuk mund të iludohen demokratët duke qenë në konflikt me SHBA-të.

“Je i shpallur non grata prej tyre, e pamundur të vish në pushtet. Si mund të përfaqësohet Shqipëria nga një i shpallur non grata? Demokratëve po ju jepet një iluzion i rremë, një betejë që nuk ishte e tyre. Ata e kanë me Ramën, por Berisha po ju ofron një betejë me Bashën sikur është reflektim i betejës me Edi Ramën, por s’është e njëjta gjë”-tha Gjekmarkaj në Report Tv.

Sakaq, ai tha se Basha ka bërë beteja të forta, duke kujtuar djegien e mandateve. Deputeti i PD tha se çdo gjë ka një limit por Basha e ka bërë betejën e tij.

“Duhet të triumfojë arsyeja. Ndoshta problemi është se ai s’na ka kërkuar falje për djegien e mandateve. Nuk na ka thënë mbase të vërtetën pse nuk hyri në zgjedhjet lokale, ishte vendim i tij apo vendim i marrë së bashku me Berishën. Publiku ka nevojë të ndriçohet. Ai është kryetari dhe kandidati për kryeministër në fund të fundit.”-tha Gjekmarkaj.

Se çfarë po ndodh në PD-në zyrtare, Gjekmarkaj tha se para 3 javësh PD mori vendimin për të realizuar Kuvendin e 18 dhjetorit me shumicë absolute të Partisë Demokratike. Sakaq, ai theksoi se edhe mbështetësit e Berishës duhet të vijnë në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Basha, për të debatuar, diskutuar, dhe në fund fare të dalin si një parti e bashkuar.

“Vendim obligues, për strukturat e kësaj partie që janë të mobilizuara. Legalizim i krizës mund të quhet ky kongres, një farë triumfi i ‘Foltores’. Mundësi se kush të gjejë veten dhe të integrohet në këtë Kuvend. çfarë i pengon t’i përgjigjen legalitetit dashamirësit e Berishës, pse mos të vijnë në kuvendin e datës 18 të gjithë. Të jetë një kuvend i gjatë, të shihemi përballë, të debatohet, së fundi shamatohemi por të dalim si një parti e bashkuar. Kanë caktuar rregulla dhe kuvend pa pyetur askënd, ja komunikon ‘Foltoreve’, më duket autoritariste dhe arrogancë në fund të fundit.”-tha Gjekmarkaj.

Ndërsa i pyetur se përse Basha nuk ka arritur të krijojë shpresë, Gjekmarkaj tha se ka parë në gjithë Shqipërinë se shteti ka qenë shumë prezent në atë që është quajtur inxhinieri elektorale. Deputeti i PD theksoi se ka patur vjedhje elektorale, ndërsa nuk mund të mohohet fryma e Bashës.

“Ka patur një frymë fitoreje, fitorja e opozitës është dënuar me vdekje më 30 korrik të një viti më parë kur u ndryshua Kushtetuta, u firmos marrëveshja e 5 qershorit kur u prishën koalicionet. Çështja shkon te ndërkombëtarët, pse e lejuan këtë? Berisha dhe të tjerët duhet t’ja bëjnë këtë pyetje vetes. Basha krijoni një frymë, ramë të gjithë dakord në kuptimin e dëshmisë se çfarë pamë, vjedhja, apo inxhinieria elektorale siç e quajtëm më lart. Trukimi i zgjedhjeve para se të shkosh te kutia e votimit. Nuk mund të thuhet që nuk krijoi frymë Basha.”-tha Gjekmarkaj.

Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor i thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak javë më parë, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA "TOYOTA YARIS"/ Artan Hoxha: Prokurori belg kur vjen në Shqipëri kërkon masa të shumta sigurie
Previous article "PD ËSHTË NË UDHËKRYQ"/ Minxhozi: Basha jep një imazh normaliteti më të madh se ai e Berishës

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT