• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Berisha i përmendi në Kuvend/ GARDA e nxjerr bllof: Foto e sotme, propagandë dhe shpifje
Home
Sociale

Berisha i përmendi në Kuvend/ GARDA e nxjerr bllof: Foto e sotme, propagandë dhe shpifje

15 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Në një deklaratë për mediat Garda shkruan se pas deklaratave të tij në bazë të verifikimeve të bëra prej institucionit, rezulton foto e publikuar nga Berisha nuk ka lidhje me Gardën e Republikës. Fotoja është bërë në një province të Italisë dhe institucioni ynë disponon edhe gjeneralitetet e personave në foto, të cilët janë emigrantë shqiptarë në Itali.

Deklarata e plotë:

REAGIM I GARDËS SË REPUBLIKËS

Garda e Republikës shpreh keqardhjen më të thellë për një sulm publik kundër saj, i cili cënon imazhin, integritetin dhe dinjitetin e kësaj trupe në shërbim të autoriteteve shtetërore e të garantimit të sigurisë së aktiviteteve të tyre.

Ky institucion që qysh prej krijimit të vet e kryen veprimtarinë në kushte jo të lehta, ndjehet edhe më i keqardhur për faktin se është sulmuar përsëri publikisht, nga një ish-kryeministër, të cilit i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shërbejë me përkushtimin më të plotë.

Sqarojmë opinionin publik dhe vetë shkelqësinë e tij, zotin Sali Berisha, se fotoja e propaganduar sot prej tij në Kuvendin e Shqipërisë, si pjesë e veprimtarisë së Gardës së Republikës, nuk ka asnjë lidhje me Gardën e Republikës dhe as me zonën e banimit e kryeministrit aktual të Shqipërisë. Po ashtu personat në foto nuk janë punonjës të Gardës së Republikës.

Në bazë të verifikimeve të bëra prej institucionit tonë, rezulton se jo vetëm kjo foto nuk ka lidhje me Gardën e Republikës, po nuk ka lidhje as me Shqipërinë. Fotoja është bërë në një province të Italisë dhe institucioni ynë disponon edhe gjeneralitetet e personave në foto, të cilët janë emigrantë shqiptarë në Itali.

Duke i kërkuar publikuesit dhe komentuesit të fotos, shkëlqesisë së tij zotit Sali Berisha, që të tregoje respekt për Gardën e Republikës dhe të mos e përfshijë këtë institucion në vorbullën e luftës politike, mbetemi në dispozicion të zotërisë për çdo verifikim të nevojshëm përpara sesa të bëhemi objekt i sulmeve politike mbi bazë shpifjesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISTERI/ Skiatori zhduket në Nju Jork, e gjejnë 5 mijë kilometra larg, në Kaliforni
Previous article Gunners zgjerojnë rezultatin falë autogolit/ Ostersunds 0-2 Arsenal

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT