• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BERISHA NUK DONTE KOSOVËN E PAVARUR”/ CIA varros “patriotizmin” e Berishës: Loboi në Amerikë kundër
Home
Politikë

“BERISHA NUK DONTE KOSOVËN E PAVARUR”/ CIA varros “patriotizmin” e Berishës: Loboi në Amerikë kundër

23 May, 2023 s.autor Politikë

Ky dokument i deklasifikuar shërbimit sekret amerikan, konfirmon se në vitin 1995, Presidenti i kohës, Sali Berisha ishte kundër pavarësisë së Kosovës.

Madje në raportin e CIA_s të siguruar nga ABC News nënvizohet se në prag fushate, Sali Berisha ashpërsoi qëndrimet për cështjet etnike, duke e përdorur kartën nacionaliste për të mundur socialistët.

Dokumenti i CIA-s studion mundësitë për konflikte në Ballkan, dhe në kapitullin “Potenciali i Tiranës për të ndikuar në rajon” aktori kryesor i mbajtur nën vëzhdim, është Sali Berisha.

Dhe jo pa të drejtë, sepse presidenti i Shqipërisë në atë kohë takonte diplomatë amerikanë të cilëve ju deklarohej kundër pavarësisë së Kosovës.

“Berisha – me shumë gjasa duke njohur pozicionin e dobët negociues të shqiptarëve etnikë – vazhdon të këmbëngulë që Rugova të heqë dorë nga kërkesat për pavarësi dhe u ka thënë diplomatëve amerikanë se ai beson se fillimi i negociatave do ta ndihmojë Rugovën të shmangë presionin nga liderët më aktivistë shqiptarë të Kosovës”

Raporti vijon edhe me tej, duke nënvizuar rrezikun që në prag fushate, Berisha të nxiste konfliktin.

“Një sfidë politike nga socialistët e Shqipërisë–ish-komunistë–në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme mund ta bëjë Berishën të ndjekë një linjë më të ashpër për çështjet rajonale etnike-shqiptare. Ai gjithashtu mund të përdorë kartën nacionaliste për të marrë mbështetje nga partitë e vogla të djathta”

Ky raport i takon dhjetorit të vitit 1995. Ajo që ndodhi më pas, ishte se pikërisht pas zgjedhjeve, Berisha i kërkoi Ibrahim Rugovës që t’i bashkohej protestës së opozitës serbe.

Ndoshta ishin këto arsyet që e bënë Rugovën ta ndërpriste marrëdhënien me Berishën për të mos i rivendosur kurrë.

Më pas, Berisha nuk e fshehu se ishte kundër pavarësisë së Kosovës, duke i kërkuar edhe Hashim Thacit të mos e firmoste marrëveshjen e Rambujesë, aty ku u hodh hapi i parë i shkëputjes së Kosovës nga Serbia./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Si mundi Laert Haxhiu të humbte gjurmët në Greqi. Identiteti me të cilin fshihej
Previous article USHTROI DHUNË PSIKOLOGJIKE NDAJ BASHKËSHORTES/ Arrestohet 33 vjeçari në Velipojë! I gjendet një armë...

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT