I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Peza tha se tashmë zhvillimet në vendin tonë pritet të jenë interesante. Ai tha se tashmë e keqja është përballë amerikanëve dhe largimi i Berishës ishte i nevojshëm pasi Shqipëria nuk e kishte ndërruar elitën post komuniste.
“Amerikanët kanë marrë në dorë punën e Berishës të cilën ne në 30 vite nuk kemi pasur këllqe ta marrim në dorë vetë. Zhvillimet do jenë shumë interesante dhe nga pikëpamja cilësore ajo çfarë ndodhi në 90-tën po ndodh edhe tani, po përmbyset tranzicioni që ne nuk e bëmë në mënyrë të natyrshme. Ndërhyrja e amerikanëve është një bekim ashtu si në 1919-ën Willson arriti përmes konferencës së paqes në Paris çuan në kongresin e Lushnjës dhe zhvillimet më pas, duke përfshirë edhe atë të Kosovës dhe tashmë po bëjnë europianizimin e Shqipërisë. Duke qenë se Shqipëria nuk e kishte ndërruar elitën post komuniste mesa duhej kjo gjë. E keqja tani është përballë amerikanëve”, tha Peza.


