• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA “NON GRATA” NË SHBA/ Manastirliu: Mesazhi është i qartë, të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit
Home
Politikë

BERISHA “NON GRATA” NË SHBA/ Manastirliu: Mesazhi është i qartë, të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit

22 May, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, komentoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur “non grata”, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Komenti i ministres ishte i shkurtër, e tha se nëse DASH ka mbledhur të dhëna e fakte, e ka arritur në një përfundim të tillë, atëherë është e pavend sipas saj të komentohet më tej. Ajo pranoi, se ky vendim do të jetë një kambanë alarmi për politikën shqiptare.

Si pjesë e kabinetit qeveritar do të doja një mendim për vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Berishës?

Ogerta Manastirliu: Është një vendim i DASH. Është një vendim që ka ardhur pas një vlerësimi në kohë të gjatë. Për sa kohë që është DASH dhe flitet për SHBA, aleatin tonë, besoj që ky vendim nuk ka vend për koment.

Kambanë alarmi për të gjithë?

Ogerta Manastirliu: Mesazhi është i qartë, tregon që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, edhe zoti Berisha.

Sakaq, ministrja Manastirliu foli për sigurimin e mandatit të tretë, sfidat më të mëdha që është përballur gjatë kësaj periudhë pandemie, si dhe, projektet e punët që do të çohen përpara në këtë mandat.

Mandati i tretë, ju vetë zonja Manastriliu me vota preferenciale keni marrë mjaft vota. Cdo të thotë një mandat i tretë tani?

Ogerta Manastirliu: Mandati i tretë është besim i qytetarëve për Partinë Socialiste, për të vijuar projektet e nisura, për ta çuar Shqipërinë në majën që meriton të jetë. Është një përgjegjësi e madhe për ne, për këtë duhet më shumë punë dhe përpjekje për ë mbajtur çdo premtim të dhënë e përpjekur të arrijmë të gjithë ato angazhime që kemi marrë dhe për ta çuar Shqipërinë në një nivel më të lartë. Fitorja na vendos në pozita pune, për të marrë rezultatet që ne i kemi premtuar dhe punë të nisura që duhet t’i çojmë përpara.

Gjatë gjithë pandemisë keni marrë përgëzime nga ana e kryeministrit për përballimin e situatës. Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë pandemisë, ku keni pasur frikë?

Ogerta Manastirliu: Në fakt e kam rrëzuar frikën në momentin e parë të rastit të parë, ku fakti që kam qenë e rrethuar nga një ekip profesionistësh që së bashku kemi përballuar momente sfiduese. E gjithë bota ka qenë në këtë situatë. Kam qenë e përkrahur, ndaj frika është lënë mënjanë. Gjëja e parë që mendonim është të shpëtojmë jetë. Ekspertët tanë kanë qenë shumë të saktë në parashikimet dhe skenarët që kanë parashikuar dhe detyra ime ka qenë që të gjitha ato kërkesat ne të mund t’i plotësonim që të përballeshim me këtë virus. Ja kemi dalë, sepse vendimet që janë marrë që prej mbylljes së vendit, të përballeshim me rritjen e shtrimeve në spitale, hapjen e COVID-4, me mbështetjen e mjekëve e infermierëve, rritjen e punonjësve shëndetësorë për të përballuar këtë pandemi, ishin këto që na dhanë rezultatet. Momenti i vështirë është kur përballesh me një humbje, padyshim humbja e mjekëve dhe infermierëve kanë qenë momente të dhimbshme, por kemi marrë forcën për të shkuar përpara. Duhet të falenderojmë mjekët dhe infermierët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUND TË JENI JU/ 4 shenjat në horoskop që vdesin të bëjnë të ‘vështirën/in
Previous article ILIR YZEIRI/ Miti i rremë dhe ai që na vodhi kujtesën

Delo.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT