• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA “NON GRATA” NË SHBA/ Kreshnik Spahiu: Fati i keq që do e bëj burgun në pleqëri
Home
Politikë

BERISHA “NON GRATA” NË SHBA/ Kreshnik Spahiu: Fati i keq që do e bëj burgun në pleqëri

22 May, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kreshnik Spahiu ka ironizuar komentet e disa prej analistëve që shprehen se para se Sali Berisha të ishte shpallur ‘non grata’ nga SHBA e kishin radhën disa të tjerë, pasi ai ka dalë nga rolet drejtuese të vendit. Për Spahiun ky arsyetim është si të marrësh peshoren e farmacisë dhe ta ngatërrosh me peshoren e drejtësisë.

Spahiu shkruan se askush s’mund të shpallet i pafajshëm me justifikimin, se radhën e ka dikush tjetër dhe se disave u ka rënë fati keq ta kryejnë burgun në pleqëri.

Spahiu ka përmendur rastet në botë ku dhjetëra ish-kryeministra janë arrestuar pasi janë larguar nga detyra dhe jo kur janë në funksion.

“Sqarim juridik:

Për të gjithë ata që debatojnë nga duhet filloj radha arrestimeve nga qeveria apo opozita:

– Chirac u akuzua për korrupsion kur iku nga President i Francës.

– Kohl u akuzua për korrupsion kur iku nga kryeministër i Gjermanisë.

– Andreoti në Itali u akuzua për lidhjen me Mafien kur iku dhe ishte 90 vjeç.

– Tonny Blair u akuzua për korrupsion në Angli pasi iku si Kryeministër

– Sarkozin e akuzuan për korrupsion kur iku nga drejtimi Francës.

– Berluskonin e akuzuan në fundin e tij.

– Gruevskin e akuzuan pasi mbaroi mandatin.

– Dhjetra-dhjetra ish-kryeministra janë arrestuar pasi janë larguar nga detyra dhe jo kur janë në funksion.

Drejtësia fillon nga ai që ka qenë dhe vazhdon me atë që s’do jetë……

Ky mesazh u shkrua për gjithë ata “intelektual” që kanë marr peshoren e farmacisë dhe e ngatërrojnë me peshoren e drejtësisë. Askush s’mund të shpallet i pafajshëm me justifikimin, se radhën e ka dikush tjetër …..

As nuk mund pretendohet që në 1 ditë të futen në një thes. Rëndësi ka që askush mos shpëtoj, pavarësisht kohës.

Mirë do ishte për ATA që burgun ta bënin në rini, por ja që fati keq ju bie ta kryejnë burgun në pleqëri”, shkruan Spahiu.

SHBA ka futur në ‘listën e zezë’ Sali Berishën dhe familjen e tij me argumentimin se është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik dhe familjen. Në reagimin e tij  Sali Berisha tha se do padisë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje pas i kishte cenuar dinjitetin, ndërsa shtoi se DASH të bëjë publike faktet dhe provat që ka për këto akuza në drejtim të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERISHA "NON GRATA"/ Kandidatja për kryetare e PD: Ditë e vështirë për demokracinë shqiptare, ai po mbron nderin...
Previous article KORONAVIRUSI/ Covid-19 në majën më të lartë të botës, të paktën 100 ngjitës të infektuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT