• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA “NON GRATA”/ Imami: S’është akuzuar për korrupsion si person, por për vendime që kanë sjellë pasoja
Home
Politikë

BERISHA “NON GRATA”/ Imami: S’është akuzuar për korrupsion si person, por për vendime që kanë sjellë pasoja

24 May, 2021 Delo.autor Politikë

Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Berishës, Arben Imami i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’, ka komentuar vendimin e DASH për ti ndaluar hyrjen në SHBA familjarisht ish-kryeministrin Sali Berisha.

Imami thotë nga ajo që ka kuptuar nga deklarata se nuk flitet për korrupsion nga Sali Berisha si person, por për vendime që kanë sjellë pasoja.

Ai thotë se Berisha është lideri historik dhe ka të drejtën si çdo qytetar të vijojë betejën në GJykatën për arsyet e veta.

Po ashtu ai shton se në rast se nuk është e provuar, atëhere nuk mund të jesh një person i korruptuar.

ARBEN IMAMI: Zoti Berisha është sikurse e the lideri historik i PD, ka kontribute shumë të mëdha në demokracinë shqiptare. I është njohur edhe ndërkombëtarisht, por z.Berisha ka vendosur ta luftojë si natyra e vet, për nderin dhe reputacionin e tij. Mbas kësaj s’kemi çfarë shtojmë.

Zoti Berisha ka vendosur të mbrojë në një Gjykatë reputacionin e tij, ka të drejtë ta bëjë, ky ishte një me një kuptim lajm i javës së shkuar. Edhe ju bëni punën tuaj. Shoh që duam të flitet po mbi të njëjtin lajm. Pozicione të qarta, komentet janë bërë, Berisha është lideri historik, jemi në kët gjendje. S’kam koment  të posaçëm.

Nuk mund të bëj hamendësime, kam bërë që bëhen në shtyp. Pse SHBA kanë vendosur ta bëjnë publike një vendim të tillë këto ditë, ka lidhje, nuk ka lidhje me zgjedhjet, pranimi i zgjedhjeve. Nuk kam si ta njoh mekanizmin dhe arsyet pse është bërë në këtë kohë. Edhe sikur ta dimë pse është bërë nuk ndihmojmë dot për gjë. S’kam diçka të posaçme.

PYETJA: Ska pasur më parë një arsyetim kaq të gjerë, pse me Berishën ka një taktikë tjetër nga DASH?

ARBEN IMAMI: Ju mendoni se e di unë këtë? Hamendësim, dmth që duhet të jetë kështu se mendoj unë. Nuk komentoj mbi këtë gjë, diçka më tepër se kaq. SHBA janë SHBA, vend i rëndësishëm për demokracinë, e ardhmja jo vetëm e shkuara, por edhe e ardhmja e Shqipërisë është me SHBA. Sali Berisha është Sali Berisha, lideri historik i PD.

PYETJA: Keni punuar me Berishën. Keni qenë njeri i afërt në kabinet, pjesë e drejtimit të strukturave.

ARBEN IMAMI: Skam qenë në nivele të larta të PD. Kam qenë ministër po. Anëtar i qeverisë.

PYETJA:  Dua të di në dokumentin që Blinken flet për periudhën si is-Presidenti, ish-kryeministër, mund të ketë pasur diçka kur keni qenë ju ministër?

ARBEN IMAMI: Do doja mos komentoja sepse deklarata është konçize dhe ata që duhet ta komentojnë janë ata që e kanë shkruar. Flitet për aleatë, por nuk di cilët aleatë, nuk di konkretisht.

Dy gjëra të ndryshe. Me çfarë kam vënë re nuk është akuzuar për korrupsion si person. Të paktën kështu e kam kuptuar, flitet për vendime që kanë sjellë pasoja. Kjo është çështja që duhet shpjeguar, persona që kanë penguar apo janë penguar.

PYETJA: Besoni që Berisha është i korruptuar?

ARBEN IMAMI: Në një vend asnjëri nuk është i korruptuar po nuk u provua. Pyetja është e padrejtë. Sa i përket deklaratës, do të shohim si do të vijojë. Berisha e ka marrë përsipër. Çfarëdo që bëjmë ne, nuk është informacion, sqarim për situatën.

Mendimi im është shumë i qartë. SHBA janë vendi me të cilin interesat tona janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Arsyet për deklaratën janë arsye të tyre. Sali Berisha është Berisha fjalë për fjalë, lider historik, ka dhënë kontribute të njohura ndërkombëtarisht, ga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Asnjëra palë s’ka nevojë për avokat. Nuk është në stilin tim për të komentuar.

PYETJA: Kush e ka radhën duke parë gjithë këto zhvillime? A presim nga reforma në drejtësi?

ARBEN IMAMI: Nëse reforma në drejtësi do tëk etë sukses sigurisht që korrupsioni duhet ndjekur në çdo nivel, nga poshtë kudo. Deri tani ka ecur, e pranuar me hapa të ngadaltë për arsye nga më të ndryshmet. Shpresojmë të mbyllet mirë e me sukses

PYETJA: Reagimi i Metës, qëndrimi më shumë mbështetës ndaj Berishës, kurse Basha ka qenë i qartë pranë SHBA dhe pranë Berishës, mes dy zjarreve?

ARBEN IMAMI: Pse është zjarr Berisha? Figurative. Po zjarri tjetër cili është? Ka dyshime për këtë? Nuk diskutohet. Janë të gjithë të të njëjti mendim.

PYETJA: Kush po e mbbështet më shumë Berishën, Meta apo Basha?

ARBEN IMAMI: Nuk komentoj se kë mbështesin. Kë mbështesin puna e tyre. Kam disa opinione të miat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA PASI AVIONI U UL NË MINSK/ Mediat: Sipas nënës së tij, gazetari ndodhet në spital në gjendje kritike prej...
Previous article "SHQIPËRIA BUZËQESH"/ Manastirliu publikon shifrat: Mbi 725 mijë vaksinime të kryera sot në vendin tonë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave Breaking News

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT