Pas episodit aspak të zakontë që ndodhi në Kuvend, Berisha u shpreh sot se gazetarët e kishin gabim dhe se Paloka e sulmoi Ramën me stilograf dhe jo me shiringë edhe pse nga pamjet video dhe foto duket qartë që ishte shiringë me bojë.
E gjitha kjo, na kthen pas në kohë ateherë kur kryeministër në atë kohë Sali Berisha u shpreh se katër të vrarët e 21 janarit u goditën me çadra pistoletë dhe stilolapsa me helm.
Edhe sot, stilolapsi si term nuk e ka zhgënjyer në përdorim ndonëse të gjithë e dinë dhe e kujtojnë deklaratat e tij të bujshme.
Duket se kryeministri Berisha ka pasur e vijon të ketë një tendenc për të tjetersuar faktet. Kujtojmë këtu edhe rastin kur pasi kishte permendur “Taci Oil” , deklaronte më pas se kishte thënë Naçi dhe jo Taci.
Çfarë deklaroi Berisha sot:
Pyetje: Berisha e dinte Paloka që do të shante Rama?
Berisha: Po ku e di ti mori bojë apo ishte stilografi?! Ai mund të kishte një stilograf me vete.
Pyetje: A nuk është shkelje etike?
Berisha: A nuk ka gjë më të rëndë sesa kryetari i qeverisë që në cdo dalje shan kryetarin e opozitës. Vetëm në Venezuelë ndodh kjo.
Çfarë deklaronte pas 21 janarit:
Çadrat pistoletë
Pas protestës së 21 Janarit, ku mbetën të vrarë katër persona, menjëherë erdhën edhe akuzat e ndërsjella mes forcave politike. Pa vonuar shumë, Kryeministri asajkohe Sali Berisha, doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç.
Në deklarata publike, nga foltorja e Kryeministrisë, apo edhe nga takimet me gardistë dhe policë, ai pohoi se gjithçka ka qenë e organizuar dhe për këtë ngjarje, kanë bashkëpunuar një sërë personash.
Sipas tij, rol aktiv e kishte edhe prokuroria shqiptare, me në krye Ina Ramën, e cila, me bashkëpunëtorët e saj, urdhëroi ndalimin e drejtuesve të Gardës së Republikës. Madje, që natën e parë, Berisha tha se sulmi ishte i mirorganizuar, ku u përdorën çadra-pistoletë.
Thika me helm
Ai foli dhe për thika me helm pasi sipas tij këto thika kishin helmin e gjarpërinjve të Mashkullores, që opozitarët i kishin mbledhur gjithë verën. Berisha sulmoi kreun e SHISH-t duke akuzuar se nuk kishte sjellë absolutisht asnjë informacion për 21 janarin.
Përgatiti: AlpeNews.al


