• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BERISHA NË SHTËPI APO QELI”/ Altin Dumani komenton masën e arrestit që kërkon SPAK
Home
Aktualitet
Kronikë

“BERISHA NË SHTËPI APO QELI”/ Altin Dumani komenton masën e arrestit që kërkon SPAK

20 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës në takimin e punës së Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, theksoi se masa që do të kërkohet ndaj ish kryeministrit Sali Berisha për aferën e kompleksit ‘Partizani’, është në dorë të prokurorëve të çështjes, Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja.

“Është në vlerësimin e prokurorëve. Prokurorët e çëshjes e dinë”, tha Dumani.

Këshilli i Mandateve pritet të dorëzojë sot raportin duke i kërkuar Parlamentit të votojë nesër pro dhënies së autorizimit të SPAK për arrestimin/ heqje lirie të ish kryeministrit Berisha.

Me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Këshilli i Mandateve pranoi më 18 dhjetor kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Përfundimisht Kuvendi do të vendosë nesër në seancën plenare, ndërsa SPAK e ka lënë të hapur edhe mbylljen në qeli të ish Berishës. Votave të mazhorancës iu bashkua Enkelejd Alibeaj, ndërsa socialistët thanë se askush nuk mund të sfidojë drejtësinë siç ka bërë ish-Kryeministri.

Një ditë më parë Sali Berisha ndryshoi qëndrim duke paralajmëruar se nuk do të njohë vendimin e Gjykatës për arrestimin e tij, edhe pas autorizimit nga Kuvendi. Ai tha se të enjten kur arresti merr dritën jeshile në Kuvend, do të jetë në seancë për kaos dhe paralel do të thërrasë protestë përpara Parlamentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PLAGOS NË SY TË VËLLAIT DHE TË DASHURËS/ 30-vjeçari shqiptar tentoi t’i merrte armën autorit
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Doza kanabisi gati për shitje dhe baste sportive nëpërmjet telefonit, 2 të arrestuar në Shkodër

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT