• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BERISHA ISHTE LULE PARA RAMËS”/ Lubonja: Fajin për raportin e “Freedom House” e ka…
Home
Sociale

“BERISHA ISHTE LULE PARA RAMËS”/ Lubonja: Fajin për raportin e “Freedom House” e ka…

8 May, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, raportin e Freedom House, që thekson se Shqipëria ka pësuar rënie në qeverisjen demokratike dhe proceset zgjedhore.

Lubonja tha se kjo nuk është diçka e re, pasi ne e dinim, por e rëndësishme është se çfarë duhet të bëjmë për të dalë nga kjo situatë.

Sipas analistit, shkak i rënies së Shqipërisë është fakti se Edi Rama në projektet e tij për të kontrolluar gjithçka e ka rritur edhe më shumë kontrollin.

“Ne duket sikur duam ta shohim veten në pasqyrën e besueshme të të huajve dhe e marrim si konfirmim, gjëja është evidente te ne. Ne e marrim si referim te të huajt, por ne që jemi gazetarë kemi kohë që e themi që mediat janë të kapura, të shara, gjithnjë e më të nëpërkëmbura, të blera, dhe kjo është një strategji e qartë pushteti.

Kështu që nuk është se e zbuluam, e kishim, por pyetja është se çfarë duhet bërë, si duhet të dalim nga kjo situatë. Unë gjykoj që sistemi mbahet me media, jo me polici.

Kam folur për trekëndëshin pushtet politik, pushtet mediatik dhe pushtet ekonomik, ky është thelbi i gjësë. Ajo që ka bërë që të zbritet edhe më në këtë sistem, është fakti se Edi Rama në projektet e tij për të kontrolluar gjithcka, e ka çuar edhe më kontrollin.

Nëse në kohën e Berishës kishim një bashki që ishte e Ramës, apo dhe televizione të ndara me politikën, pra kishim më shumë pluralizëm oligarkiko-mediatik, ky i ka kontrolluar edhe më shumë. Duke i kontrolluar edhe më shumë shfaqet fenomeni dhe vijmë të raporti i Freedom House”, tha Lubonja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KANË FUND GAFAT E RUDINA MAGJISTARIT/ Këngëtarja e njohur vihet në siklet: Qenushin ia bën fëmijë të tretë (VIDEO)
Previous article RINDËRTIMI NË LAÇ/ Shemben 26 pallate dhe dhjetëra godina të institucioneve publike

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97 Aktualitet

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme Aktualitet

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme

U VRA ME ARMË ZJARRI/ Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020 Aktualitet

U VRA ME ARMË ZJARRI/ Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT