Komisioni i Rithemelimit, i krijuar nga Sali Berisha ka deklaruar se do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Deklarata e plotë:
Duke ndjekur situatën politike për zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike deklaron se do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve për tu dhënë Shqiptarëve mundësinë për t’u përfaqësuar në qeverisjen vendore me kapacitetet me të mira të vendit.
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit të primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave me të mira për secilën nga bashkitë në garë.
Nga sot, ne të gjitha bashkitë ku do të hapet gara Partia Demokratike fillon punën për evidentimin e kandidatëve. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet me datë 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”.
Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund të evidentohen:
Me vetëpropozim;
Propozim nga anëtarësia;
Propozim nga organet qendrore të PDSH.
Kandidatët duhet të jenë personalitete me autoritet të lartë politik profesional dhe shoqëror.
Dokumentacioni i nevojshëm duhet të paraqitet pranë Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD dhe duhet të përmbajë CV profesionale dhe politike të kandidatëve si dhe formularin e vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës së kandidatit.
Afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2022 ora 24.0


