• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Berisha e Meta “shkarkojnë” Bashën: Vetëm të ikë, se ka kush vjen!
Home
Zgjedhjet 2021

Berisha e Meta “shkarkojnë” Bashën: Vetëm të ikë, se ka kush vjen!

22 April, 2021 F.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Nga Ylli Pata

Pas ngjarjes së djeshme të Elbasanit dhe reagimit të ashpër të shoqërisë dhe komunitetit ndërkombëtar, opozita është vënë vertet në një pozitë të vështirë.

Njerëzit më kamikazë të saj në panele kanë justifikuar dhunën. duke e konsideruar si një veprim “normal”, si “përgjigje logjike” ndaj pushtetit të Edi Ramës, edhe pse deklaratat e tyre ligjërisht e moralisht janë kryekëput jashtë e kundër ligjit e etikës.

Megjithatë, duhet vërejtur se ngjarja e djeshme ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në radhët e opozitës shqiptare.

Grupet e saj në rrjet, duket janë shtyrë të marrin votat e kundërshtarëve të Edi Ramës dhe PS-së, pa ja adresuar ato Lulzim Bashës.

“Vetëm të ikë, se ka kush vjen!” është sllogani që po qarkullon prej 48 orëve në rrjet prej grupeve që shikoheshin madje si njerëzit e Lulzim Bashës.

Por që duket se ata nuk ishin të tillë, ngaqë Lulzim Basha realisht nuk ekziston fare, madje s’ka folur për vrasjen në Elbasan.

Të vetmit që folën kanë qenë Ilir Meta e Sali Berisha, si dhe njerëzit e tyre në qarqet mediatike.

Asnjë fjalë nuk tha Lulzim Basha, as dje e as sot.

Ndërkaq, njerëz që janë konsideruar pranë Bashës në staf kanë tentuar të japin një mesazh publik sot, se vrasja ka ndodhur, por me arsye, se “Edi Rama ja u ka sjellë në majë të hundës”.

Kurse të tjerë, njerëz të rrjeteve të PD-së kanë qenë më të qartë, ku kanë thënë se PD e ka bërë të qartë se do të përdorë njerëz të armatosur e luftë direkte.

Këto kamikazë politikë, kanë nisur prej 48 orësh që të lëshojnë një parullë që duket e pazakontë, e cila është qartësisht kundër Lulzim Bashës.

Është e qartë që shpërndahet nga njerëz të opozitës, madje njerëz që janë konsideruar në stafin Basha.

E kanë shkarkuar që sot, dhe nuk kanë asnjë kompleks, edhe pse është kandidat për kryeministër.

Po të shikosh në rrjetet pro opozitës ky slogan sot është më popullori.

Lulzim Basha është shkarkuar që dje, kur ai nuk foli për Elbasanin…

TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 25 PRILLI/ PS mbyll fushatën në TIRANË, ja PAMJET nga sheshi "Skenderbej"
Previous article "VOTA MË E RËNDËSISHME SE PLUMBAT"/ Veliaj: Më mirë të shkërmoqet LSI se sa të digjet Shqipëria

F.autor

Postime të ngjashme

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT