• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BËRI TATUASH BERISHËN DHE MARINËN/ Kush është taksisti që tentoi të vetëdigjej sot para kryeministrisë (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

BËRI TATUASH BERISHËN DHE MARINËN/ Kush është taksisti që tentoi të vetëdigjej sot para kryeministrisë (FOTO)

18 July, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Mesditën e sotme policia arriti të parandalonte një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar me humbje jete. Uljan Kolgjegja, 39 vjeç, me një shishe benzinë në dorë tentoi të vetëdigjej përpara kryeministrisë, pasi kishte dy ditë pa punë.

Ai ishte kapur në shkelje nga policia rrugore, e cila i kishte hequr lejen e drejtimit dhe kështu nuk mund të ushtronte profesionin e tij si taksist.

Ndaj, Kolgjegja në kushte të rënduara psikologjike mendoi të vetëflijohej. Forcat Shqiponja kanë ndërhyrë në kohë dhe e kanë shoqëruar atë në komisariat, ku ka deklarur se pse vendosi të ndërmarrë këtë akt të frikshëm.

Mirëpo Uljan Kolgjegja nuk është një emër i panjohur për publikun dhe as një taksist i zakonshëm. Ai është bërë ‘VIP’ në ekranet tona për shkak të karakterit të tij shumë të veçantë.

Uljani u bë i njohur fillimisht pasi bëri tatuazh në gjoks ish-kryeministrin Sali Berisha, madje pas kësaj siguroi edhe një foto me idhullin e tij.

Më pas si duket 39-vjeçari u pendua dhe e mbuloi atë me një tatuazh tjetër, dragua.

Uljani gjithashtu ka bërë tatuazh në krah edhe moderatoren e njohur Marina Vjollca. Kjo e fundit e mahnitur nga fansi i saj publikoi edhe foto me Uljanin.

Ai kishte fiksim të modifikonte makinën e tij me foto dhe emra të personazheve të njohur, madje para 4 vitesh bënte thirrje që njerëzit të votonin për president Donald Trump, edhe pse vota e shqiptarëve nuk mund të shkonte për të, e as zëri i tij nuk mund të dëgjohej në SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA-FLAMURTARI/ Muçi zhbllokon sfidën për "bardheblutë" me 11-metërsh (VIDEO)
Previous article TIRANA-FLAMURTARI/ Pranë golit "bardheblutë", e pabesueshme çfarë humbet Kobina (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 Aktualitet

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT