• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bënte si nëndrejtori i TREGJEVE… Bashkia e Tiranës largon nga puna punonjësin. U kap me korrupsion
Home
Sociale

Bënte si nëndrejtori i TREGJEVE… Bashkia e Tiranës largon nga puna punonjësin. U kap me korrupsion

22 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nisur nga rasti i publikuar në emisionin investigativ “Stop”, Drejtori i Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës Arli Naska ka shkarkuar nga detyra nëpunësin e Agjencisë për Administrimin e Tregjeve në Tiranë, Mete Cenollari.
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore sqaron më tej se ish-punonjësi Mete Cenollari i shfaqur gjatë videos së transmetuar, duke u vetëdeklaruar si Nëndrejtor i Drejtorisë Rajonale të Tregjeve dhe duke marrë përsipër dhënien e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike, nuk rezulton të jetë i emëruar në një funksion të tillë për aq kohë sa edhe ky funksion nuk ekziston në organigramën e institucionit.

Sa i përket pretendimeve të ngritura nga ana e tij, duke marrë përsipër kompetenca dhe tagre të cilat kurrsesi nuk i janë dhënë me ligj, nuk qëndrojnë. Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, përsa i përket zhvillimit të aktiviteteve ambulatore në hapësirat publike në tregjet e licencuara nga Bashkia Tiranë, është organ inspektues në lidhje me shlyerjen e detyrimeve për pagesën e tarifës për zënien e hapësirës publike.

Përmes një deklarate për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore thotë se janë marrë masat administrative edhe ndaj eprorëve të tij, deri në arritjen e një konkluzioni përfundimtar dhe rasti do të ndiqet sipas legjislacionit në fuqi.

Kjo drejtori garanton për bashkëpunim kundrejt çdo lloj kontrolli, hetimi apo verifikimi i cili mund të kërkohet nga organet kompetente. Në deklaratë, kjo drejtori garanton se lejet e dhëna për shfrytëzimin e hapësirës publike dhe çdo leje e dhënë nga QLT ka qenë në proces të vazhdueshëm monitorimi dhe verifikimi.

Me qëllim zbatimin me rigorozitet të legjislacionit dhe transparencës maksimale kundrejt taksapaguesve të Bashkisë Tiranë, si dhe për të eliminuar maksimalisht rastet e mundshme abuzive, është ngritur nga ana e këtij institucioni edhe një grup auditimi ndaj tregjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndeshja ndaj Skënderbeut/ Ultras Guerrils: Nuk na intereson dosja çarçaf e trukimeve
Previous article Perez bisedon me Zidanen: Nuk e dëshiron këtë lojtar në skuadër

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT