• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BËNIN KËRDINË ME VJEDHJE/ Arrestohen 5 persona në Vlorë, tre u kapën në flagrancë duke grabitur marketin (DETAJE)
Home
Aktualitet
Kronikë

BËNIN KËRDINË ME VJEDHJE/ Arrestohen 5 persona në Vlorë, tre u kapën në flagrancë duke grabitur marketin (DETAJE)

18 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.

Në pranga kanë rënë shtetasit B. Ç., 31 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 17.09.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.

Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi  P.GJ., 48 vjeç, banues në fshatin Palasë, Himarë, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjeve në disa banesa në fshatrat Palasë dhe Dhërmi në Himarë.

Sakaq, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, njeri prej të cilëve rezultoi i shpallur në kërkim, konkretisht: L. H., 23 vjeç, i shpallur në kërkim më datë 25.07.2019, nga DVP Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, I. L., 15 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, kanë tentuar të vjedhin në marketin në pronësi të shtetasit A. K., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i plotë:

Zbardhen vjedhjet e ndodhura kohët e fundit në fshatin Palasë, Himarë.

Vihen në pranga dy shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 6 vjedhje në fshatin Palasë.

Sekuestrohen sende të ndryshme të vjedhura nga këta dy shtetas.

Ndërkohë, në Vlorë, falë reagimit në kohë, janë arrestuar në flagrancë tre shtetas të tjerë, në tentativë për të vjedhur në një market.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe Forcën Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. Ç., 31 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 17.09.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.

Në vazhdimësi të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kapën dhe ndaluan edhe shtetasin P. Gj., 48 vjeç, banues në fshatin Palasë, Himarë, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjeve në disa banesa në fshatrat Palasë dhe Dhërmi në Himarë, konkretisht:

-Më datë 08.07.2019, në fshatin Dhërmi, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur rreth 4.000 lekë dhe disa sende personale shtetases K. R.;

-Më datë 02.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 20.000 lekë shtetases K. K.;

-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 7.000 lekë, 50 euro dhe një pasaportë biometrike greke shtetases V. K.;

-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur një çantë me rroba personale me dëm ekonomik rreth 10.000 lekë, shtetases M. Th.;

-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur vjedhur 1.000 lekë shtetasit A.P.;

-Më datë 15.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 5.000 lekë, një orë dore, një unazë floriri dhe një byzylyk dore shtetases A. B.;

Vijon puna për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të ndodhura në rrethin e Himarës.

Ndërkohë, në Vlorë, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë u kapën dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, njeri prej të cilëve rezultoi i shpallur në kërkim, konkretisht: L. H., 23 vjeç, i shpallur në kërkim më datë 25.07.2019, nga DVP Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, I. L., 15 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, kanë tentuar të vjedhin në marketin në pronësi të shtetasit A. K., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËSHILLTARI I METËS POZITIV ME COVID-19/ Flamur Gashi: Nuk është e lehtë përballja me të, virusi një armik i pabesë
Previous article MASAT KUNDËR COVID-19 NË ITALI/ Ja vendet ku vendosen maskat dhe si mund ti shpëtosh gjobës së majme

Delo.autor

Postime të ngjashme

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë… Aktualitet

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT