• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BËNI KUJDES/ Shenjat paralajmëruese të mpiksjes së gjakut në krah, rreziku që iu kanoset dhe si ta trajtoni
Home
Shëndet

BËNI KUJDES/ Shenjat paralajmëruese të mpiksjes së gjakut në krah, rreziku që iu kanoset dhe si ta trajtoni

29 August, 2020 s.autor Shëndet

Gjaku mund të mpikset në vena në zona të ndryshme të trupit, përfshirë në krah.

Qëllimi primar i mpiksjes është që të parandalojë gjakderdhjen e tepruar pas një lëndimi ose aksidenti.

Megjithatë, ka raste kur gjaku mpikset në brendësi të venave të zonave të ndryshme të trupit dhe shkëputet duke lëvizur drejt organeve të tjera.

Gjaku, sipas të dhënave të AgroWeb.org, mpikset në tre forma të ndryshme.

Forma e parë është ajo sipërfaqësore sepse gjaku mpikset në një venë shumë pranë sipërfaqes së lëkurës.

Forma e dytë është tromboza e thellë venoze dhe e treta është embolia pulmonare.

Zona e krahut është më e prirur të formojë trombozë të thellë venoze.

Të dhënat e ekspertëve tregojnë se kjo trombozë prek 1000 njerëz në vit dhe në 10% të rasteve ajo formohet në krahë.

Simptomat e Trombozës Së Thellë Venoze Në Krahë

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se simptomat e mpiksjes së gjakut në krahë përfshijnë:

Ngrohje të lëkurës,

Dhimbje të krahut,

Enjtje të zonës,

Skuqje të lëkurës.

Nevoja për të shkuar tek mjeku pas shfaqjes së këtyre simptomave është e menjëhershme sepse tromboza në krahë mund të jetë shumë e rrezikshme.

Një nga rreziqet më të mëdha është se kjo masë gjaku mund të shkëputet dhe të përfundojë në mushkëri.

Ajo mund të pengojë furnizimin e mushkërive me gjak dhe një gjë e tillë është e rrezikshme për jetën.

Faktorët e Rrezikut të Mpiksjes së Gjakut Në Krahë

Sëmundjet kancerogjene janë një faktor i rëndësishëm rreziku për mpiksjen e gjakut në zonën e krahëve.

Kryerja e një ndërhyrjeje kirurgjikale përbën gjithashtu rrezik për mpiksjen e gjakut.

Faktorë të tjerë janë: duhanpirja, mosha e thyer, mungesa e lëvizjes, mbipesha, diabeti, tensioni i lartë i gjakut dhe përdorimi i kontraceptivëve.

Mënyrat më të mira për të parandaluar mpiksjen e rrezikshme të gjakut është që të ruani një peshë të shëndetshme dhe të jeni aktivë.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që herë pas here të merrni një dozë të vogël aspirine, por vetëm nëse e kushillon mjeku./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË KORÇË/ Makina përplas këmbësorin, i moshuari...
Previous article ZJARR NË PYLLIN E DRENIES/ Situatë e vështirë, flakët... (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

MOS I INJORONI KËTO SHENJA/ Mund të sinjalizojnë SËMUNDJE serioze inflamatore të zorrëve Shëndet

MOS I INJORONI KËTO SHENJA/ Mund të sinjalizojnë SËMUNDJE serioze inflamatore të zorrëve

KONSUMONI MOLLË PARA GJUMIT/ Ja përfitimet që sjell për gjumin, tretjen dhe shëndetin… Shëndet

KONSUMONI MOLLË PARA GJUMIT/ Ja përfitimet që sjell për gjumin, tretjen dhe shëndetin…

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT