• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BËNI KUJDES PREJ TYRE/ 4 rreziqet e shëndetit që ju vijnë nga një pije e konservuar
Home
Shëndet

BËNI KUJDES PREJ TYRE/ 4 rreziqet e shëndetit që ju vijnë nga një pije e konservuar

31 August, 2023 s.autor Shëndet

Ndonëse një kanaçe e ftohtë me gaz mund të duket si një pije freskuese e kënaqshme, a keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni një të tillë?

Pavarësisht emrit që këto “pije freskuese” mbajë në to, këto produkte kanë një ndikim të madh në shëndet, me të cilin AgroWeb.org ju njeh më poshtë në artikull.

Efektet anësore të konsumit të pijeve me sheqer të shtuar
Mund të përjetoni luhajtje të mëdha të sheqerit në gjak
Një kanaçe standarde me pije të tilla ka gati 39 gram sheqer, që është gjithashtu rreth 77% e kufirit ditor për konsum të sheqerit. Thënë kështu, disa gllënjka mund të stimulojnë një rritje intensive të sheqerit në gjak që ndiqet më pas nga një rënie e menjëhershme.

Një farmacist britanik i quajtur Niraj Naik, shkoi aq larg sa të krahasonte efektet që mund të ketë konsumi i një pijeje të tillë me përdorimin e drogës. Sipas tij, mënyra se si këto pije stimulojnë disa qendra të caktuara në tru është e krahasueshme me efektet drogës.

Megjithëse ky krahasim është padyshim pak ekstrem, ajo që nuk mund të mohohet është se përmbajtja e lartë e sheqerit dhe mungesa e lëndëve ushqyese në pije të tilla mund të shkaktojë rritje dhe ujle drastike të sheqerit në gjak.

Ka vetëm një rast kur këto pije mund të shërbëjnë për mirë. Kjo mund të jetë një zgjedhje e mirë për njerëzit që përjetojnë rënie të sheqerit në gjak dhe kanë nevojë për një rritje të shpejtë.

Ju mund të rrisni rrezikun e diabetit të tipit 2
Edhe pse konsumi i një pijeje të tillë herë pas here nuk ka gjasa të lidhet me rrezikun e diabetit, konsumimi i shumtë apo i përditshëm, mund të mos jetë zgjidhja më e mirë kur bëhet fjalë për diabetin. Konsumi i shpeshtë i pijeve me sheqer të shtuar është i lidhur me rrezikun e diabetit të tipit 2. Megjithatë, është ende e paqartë nëse janë këto pije ato që kontribuojnë në këtë rrezik apo nëse është regjimi i përgjithshëm ushqimor dhe mënyra e jetesës.

Ju mund vendosni në rrezik shëndetin tuaj dentar
Nuanca e kaftë në disa pije të tilla mund të çojë në njollosjen e dhëmbëve tuaj dhe duke qenë të pasura edhe në sheqer, ju rrezikoni prishjen e dhëmbëve tuaj. Për më tepër, këto pije kanë një pH shumë acid, i cili do të çojë në dekalcifikimin e smaltit të dhëmbëve kur konsumohet me tepricë.

Mund të shkurtojë jetëgjatësinë tuaj
Disa studime sugjerojnë se konsumi i rregullt i tyre mund të frenojë jetëgjatësinë tuaj. E kjo sepse vetitë inflamatore të pijeve të gazuara e plot me sheqer mund të rrisin rrezikun e komplikimeve kardiovaskulare, duke rritur rrezikun për të pasur një atak në zemër me 20%.

Mund të shtoni në peshë dhe të rrisni rrezikun e obezitetit
Këto pije janë të pasura me sheqer dhe nuk ofrojnë fibra, proteina apo yndyrna, tre lëndë ushqyese që nxisin ngopjen. Dhe siç tashmë e dimë, konsumimi i sheqernave mund të çojë në shtim të peshës.

Pra, a është në të vërtetë kaq i dëmshëm konsumi i tyre?
Për njerëzit e shëndetshëm, që ndjekin një regjim të plotë ushqimor, ekspertët e shëndetit shprehen se pijet mund të shijohen herë pas herë, por jo të konsumohen rregullisht në përditshmëri.

Ndërsa për ata që janë në rrezik për të zhvilluar sëmundje kronike apo që tashmë vuajnë prej tyre, këshillohet që këto pije të eleminohen plotësisht nga regjimi ose të konsumohen sa më rrallë. /AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PYESIN PËR BIG BROTHER VIP/ Arbana jep përgjigjen e papritur
Previous article PËRMBYTJE APOKALIPTIKE NË AUSTRI/ Lumenjtë arrijnë nivelin më të lartë në 100 vite

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT