• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BËNI KUJDES/ Nëse e ndjeni këtë simptomë kur jeni shtrirë, duhet të kontrolloni menjëherë gjakun
Home
Shëndet

BËNI KUJDES/ Nëse e ndjeni këtë simptomë kur jeni shtrirë, duhet të kontrolloni menjëherë gjakun

29 November, 2022 s.autor Shëndet

Shumë i ndiejnë efektet e një dite të ngarkuar dhe aktive vetëm kur shkojnë në shtrat natën. Qoftë dhimbje në këmbë nga “vrapimi” apo tension në shpatulla, disa simptoma mund të bëhen më të theksuara kur trupi qetësohet dhe ju shtriheni për të pushuar.

Por nëse ndonjëherë e vëreni këtë simptomë në dukje të padëmshme gjatë natës, duhet të bëni testin e gjakut. Dhimbja në këmbë gjatë natës mund të jetë një shenjë se keni kolesterol të lartë të rrezikshëm.

Është e vështirë të përcaktohet nëse kolesteroli është i ngritur në bazë të simptomave. Por ndërsa lipoproteina me densitet të ulët (LDL), e njohur gjithashtu si “kolesteroli i keq”, fillon të grumbullohet përgjatë mureve të enëve të gjakut duke shkaktuar një sëmundje serioze të quajtur aterosklerozë, ajo përfundimisht çon në ngushtimin e arterieve. Ky ngushtim ndërhyn në rrjedhën e gjakut, duke krijuar një gjendje të njohur si sëmundja e arterieve periferike (PAD).

Muskujt e dendur në këmbë janë të parët që i regjistrojnë këto ndryshime dhe prej tyre në fakt vendos një alarm që paralajmëron një situatë të rrezikshme.

“Në fillim, me ngushtimin e arterieve, dhimbja shfaqet kryesisht gjatë sforcimit, sepse muskujt u mbarojnë më shpejt oksigjeni. Megjithatë, ndërsa gjendja përkeqësohet, dhimbja shfaqet gjatë natës, kur trupi është në qetësi”, shpjegoi doktori britanik Jeff Foster dhe shton se gjatë natës mund të ndjeni ngërçe në këmbë.

Mjekët thonë se PAD mund të shfaqet gjatë ditës si një dhimbje e fortë që djeg fjalë për fjalë, kudo në këmbë, nga vithet në pjesën e poshtme të këmbës, dhe atë gjatë ecjes.

Por kur simptomat shfaqen gjatë natës, ato shpesh manifestohen si ngërçe në viça, gishtërinj, rrënjë të gishtave, thembra”, thotë doktor Darren Schneider, drejtor i Qendrës për Kirurgji Vaskulare dhe Endovaskulare në Nju Jork.

Schneider thotë se këto episode të dhimbshme zakonisht mund të lehtësohen duke vendosur këmbët në mënyrë që gjaku të rrjedhë në këmbë, por duhet patjetër të bëni një analizë gjaku dhe të kontrolloni nivelin e kolesterolit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRITIKAT E SHUMTA NDAJ ANGLISË/ Kejn: T’i injorojmë zhurmat! Pas fitores 6-2 thanë që do të fitojmë Botërorin
Previous article SOT DITA E ÇLIRIMIT/ Rama uron shqiptarët: Gëzuar

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT