Gjykata e Apelit të Tiranë ka vendosur të mos pranojë ankimin e Arben Isufaj, i cili në Fierit njihet “Ben Qimja”, duke sjellë vijimin e shpalljes në kërkim të njeriut që konsiderohet si i fort i Fierit.
Pak ditë më parë Gjykata e Apelit, ka marë në shqyrtim rastin në fjalë, duke vendosur rrëzimin e ankimit të bërë nga Arben Isufaj dhe vijimin e masës së “arrestit në burg” për të “fortin” e Fierit.
Hetimi penal ndaj Arben Isufajt, nisi pas kallëzimit të një noteri, të cili i kishte thënë se do të vriste djalin e gjyqtarit dhe më pas gjyqtarin e Fierit, Vladimir Cjapi.
Cjapi dhe Isufaj më parë kanë qënë miq, pasi Cjapi ka punuar si avokat dhe ka mbrojtur ligjërisht në disa procese familjarët e Arben Isufajt.
Mbi këtë bazë, nga ana e prokurorisë u urdhërua dhe kontrolli në banesën e Arben Isufaj. Gjyqtari, Cjapi ndërkohë është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, bashkë me noterin që bëri denoncimin.
Nga burimet konfirmohet se Vladimir Cjapi ka në shqyrtim një dosje për 3 persona, mes të cilëve dhe Pëllumb Yzeiraj, që dyshohet se kanë vrarë në 1997, Julian Isufaj, xhaxhain e Arben Isufajt.
Ky i fundit, më herët ishte në kërkim policor pasi dyshohej për vrasjen e Demir Backës. Por ndaj tij nuk u ngrit akuzë për vrasje.
Ndërsa vite më parë ja hodhi drejtësisë, ndonëse kërkohej për krime të rënda nga drejtësia italiane, si trafik droge dhe vrasjen e Pirro Koçiut në Tiranë.


