• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BËN NJË HAP PAS/ Besëprerja e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për “besëlidhjen” e Ilir Metës më 2 mars!
Home
Ekskluzive

BËN NJË HAP PAS/ Besëprerja e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për “besëlidhjen” e Ilir Metës më 2 mars!

20 February, 2020 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme, duke bërë një hap pas, në raport me atë që ka deklaruar një ditë më parë. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se “ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit”.

Një ditë më parë, në konferencën e (jashtë)zakonshme për shtyp, Presidenti deklaroi se pasditen e 2 Marsit, të gjitha institucionet që ndodhen në Bulevard do ti ktheheshin popullit. Që do të thoshte se edhe Qeveria edhe Parlamenti do të “pushtoheshin” nga ata që si edhe ai e shohin Presidencën si të vetmin institucion që po mbron Kushtetutën e Shqipërisë dhe jo Ilir Metën nga shkarkimi.

Zbrapasja e Ilir Metës pa mbushur ende 24 orë nga kushtrimi që ai dha, lidhet e para me indiferencën e hatashme me të cilën u prit thirrja e tij nga qytetarët, mediat, mazhoranca dhe opinionbërësit në përgjithësi. Më shumë sesa një thirrje kundër Edi Ramës dhe mazhorancës socialiste, ajo u pa si një luftë e brendshme e opozitës për lidership ndërkohë që Ilir Meta i ka ditët e numëruara në Presidencë.

Zbrapsja e Ilir Metës lidhet edhe me paralajmërimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim në deklaratën e publikuar pas takimeve të saj me Ramën, Bashën dhe Metën. “Diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”,- tha ajo.

Zbrapsja e Ilir Metës erdhi pasi Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk i bënë asnjë jehonë thirrjes së tij për 2 marsin. Ata nuk kanë deklaruar as mbështetjen e hapur e as indirekte. Kjo tregon se ajo që pretendon Presidenti i Republikës, nuk qenka një hall kombëtar siç po mundohet që ta paraqesi ai “besëlidhjen” e bulevardit, por një hall i tij personal. Që ka të bëjë me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe shkarkimin e tij më pas.

Ilir Meta u kujtua të rikthente një lëvizje që e kishte paralajmëruar që në nëntorin e 2019, pikërisht tani, për të eklipsuar suksesin e jashtëzakonshëm që Edi Rama arriti në Konferencën e donatorëve për rindërtimin nga tërmeti, ku siguroi 1.15 miliardë euro për Shqipërinë dhe pak ditë para ndezjes së dritës jeshile për çeljen e negociatave të Shqipërise me BE.

Me operacionin Anti KÇK, me financimin e plotë të projektit të rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe me çeljen e negociatave me BE, Edi Rama duket se e ka të garantuar mandatin e tij të tretë qeverisës. Kjo i ka trembur në palcë armiqtë e tij, të cilët kanë filluar të kacafyten jo më për mazhorancën e ardhshme të Shqipërisë, por për atë se kush do ta ketë lidershipin në opozitë: Ilir Meta apo Lulzim Basha!

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STADIUMI I RI I KUKËSIT/ 3.2 milion euro të investuara, Duka është penduar?
Previous article FONDI 1.15 MILIARDË EURO PËR RINDËRTIMIN DHE INTEGRIMI NË BE/ Kryeministri Rama takon sot raporteren e Parlamentit Europian

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT