Gazetari i familjes së Berishës bën një “skanim” të situatës për Reformën Zgjedhore. Çlirim Peka thotë se Edi Rama do ta miratojë vetë “Zgjedhoren” nëse e lënë ndërkombëtarët, ndryshe do zbythet.
Nëse partnerët heshtin dhe Reforma kalon, atëherë dy rrugë mbeten: Opozita ose shkrihet, ose do të shkrijë Ramën në kuptimin më të qartë të fjalës.
“Vazhdimi eshte ky: Rama do e miratoje ne menyre te njeanshme reformen zgjedhore. Presidenti do e kthej.
Po reaguan nderkombetaret te cilet e kane kusht reformen me konsensus dhe me dt 8 Qershor e ndajne Shqiperine nga Maqedonia e Veriut duke vazhduar rrugen drejt BE vetem me kete te fundit, Rama do zbythet nga miratimi i dyte dhe do ofroje konsesnus.
Ne te kundert, me heshtjen e nderkombetareve Rama do vazhdoje me reformen e vet dhe te Rudines duke i lene dy rruge opozites.
Ose te pranoje shkrirjen ose ta shkrije Ramen ne kuptimin me te qarte te fjales. Qe protestat ne SHBA te duken marshime pacifistesh”, shkruan Çimi në rrjetin social.