• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BËN BILANCIN/ Veliaj: Hera e parë që u hapën 14 shkolla brenda një viti, po aq do hapim edhe në 2022
Home
Politikë

BËN BILANCIN/ Veliaj: Hera e parë që u hapën 14 shkolla brenda një viti, po aq do hapim edhe në 2022

24 November, 2021 F.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak renditi një sërë punësh të kryera nga Bashkia e Tiranës përgjatë gjithë vitit 2021. Nga falja e gjobave për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit, te vendimet jo të lehta në fushën e transportit publik dhe shkollat e reja që u hapën këtë semestër në Tiranë, kryebashkiaku renditi punët e Bashkisë këtë vit, si më poshtë:

“Disa nga projektvendimet e rëndësishme që kemi kaluar janë:

Kemi falur të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues të vendosura ndaj familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore. Janë plot 988 gjoba, të cilat janë bërë nul.

Lehtësuam barrën fiskale, nëpërmjet krijimit të lehtësirave fiskale ndaj biznesit në kuadër të masave për përballimin e pasojave të infeksionit Covid-19.

Përjashtuam nga pagesa e detyrimit të tarifës së zënies së hapësirës publike për periudhën prill – shtator 2021, për biznesin e vogël.

Shtymë afatin e pagesës së taksave dhe tarifave vendore për të gjitha subjektet, deri më 20 maj 2021.

Rijetësimi i Piramidës së Tiranës, e cila do jetë qendra më e madhe e teknologjisë në Rajon.
Ndërtimi i Kampusit UT, për ndërtimin e Universitetit të Arteve si dhe ndërtimin e Akademisë së Policisë.

Gjithashtu kujtoj se ndërmorëm një vendim jo të lehtë në fushën e transportit publik, hoqëm licencën e ushtrimit të transportit urban ndaj një operatori që ushtronte në mënyrë të cunguar dhe në dëm të qytetarëve dhe e zëvendësuam atë me autobusë hibridë dhe me standarde bashkëkohore.

S’mund të lë pa përmendur një nga investimet më madhore në Tiranë: Ndërtimin e shkollave! Kemi hapur tashmë 14 shkolla dhe institucione arsimore në Tiranë.

“Agron Hysenlliu” në Pezë të Vogël, shkolla “Feti Fanaj”në Mangull, “Lagush Poradeci” në Kombinat, “Qazim Turdiu” në Njësinë 9, “Vaçe Zela” në Don Bosko, “Kristo Frashëri” në Don Bosko, “Myrvete Peza” në Pezë Helmës, “Hasan Vogli” në Njësinë 9, “Murat Toptani” në Selitë, Kopshti “Bletëza Maja” në Fikas, Kopshti “Sunny Hill” me qeverinë e Katarit dhe fondacionin e Dua Lipës në Bllok, në njësinë 5, shkolla ‘’John Kennedy’’ dhe ‘’Nënë Tereza’’ gjithashtu, që do hapen në Janar në semestrin e dytë për efekt të mos transferimit të nxënësve. Ndërkohë që ka filluar shkolla e re në Qesarakw, që përfaqëson komunitetin e Dajtit dhe të Freskut. Është nw ndërtim shkolla ‘’Bashkim Fino’’ dhe ‘’Andrea Stefani’’, njëra është në njësinë 2 tek Oxhaku, shkolla tjetër është tek rrethrrotullimi i ‘Shqiponjës’. Kemi përuruar 14 shkolla në një vit. Po kaq do të kemi edhe vitin tjetër, të cilat janë në proces”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I ËMBËL/ Marina dhe Getoari bëhen prindër për herë të parë
Previous article NDODH DHE KJO NË ANGLI/ Pa vdekjen me sy, lojtari humb ndjenjat në fushë. Kur zgjohet pyetjen befasuese

F.autor

Postime të ngjashme

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT