Ministrja e Shtetit për Parlamentin dhe drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali ka dhënë sot lajmin e mirë për familjet Trimi dhe Fasho në Kavajë.
Spiropali “thumbon” edhe opozitën kur shkruan se punët e mira të qeverisë dhe bashkisë nuk do ndalen nga zhurma e tallavaistëve që dinë si këngë vetëm hidhninë.
Postimi i plotë:
“Familja e Vehbi Trimit do të ketë shumë shpejt gati strehën e re, më të sigurt e të bukur se ajo që humbën në 26 nëntor.
Entuziazmi i Agimit dhe i Sefides ishte gjithçka duhej pas sorollatjeve me vite të tëra për të marrë një leje #Legalizimi, dëshmia në letër e sakrificës dhe mundit të dy njerëzve të mirë e të pafjalë. 






