• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BËHET NOSTALGJIK/ Arben Malaj: Eh sikur të vinte edhe njëherë Fatos Nano, ai ishte burrë, jo Rama që na shkatërroi
Home
Politikë

BËHET NOSTALGJIK/ Arben Malaj: Eh sikur të vinte edhe njëherë Fatos Nano, ai ishte burrë, jo Rama që na shkatërroi

18 July, 2020 F.autor Politikë

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka folur për bashkëpunimin e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano. I ftuar në emisionin “Ekopolitikë”, Malaj ka treguar se me Nanon ka pasur shumë përplasje, duke marrë parasysh që ai finte nga një profil i ngjashëm edhe vetë.

Megjithatë pavarësisht zënkave dhe përplasjeve, ish-ministri ka shpjeguar sesa i qetë ndehej me të, pasi e dinte vizionin e Nanos lidhur me projektet që kishin marrë përsipër.

“Për mua Nano kishte vizion të qartë për atë që do të bëhej, e dyta kishte delegim nuk ndërhynte, e treta kishte respekt për shkresën ndoshta dhe nga përvoja e hidhur që kishte kaluar. 

Mbi të gjitha kur punoja me kryeministrin e dija se nuk kisha pas shpine diçka tjetër. Kisha atë ballë për ballë me të gjitha qëndrimet e mundshme. 

Mund të bëje debat, mund të thoshe se unë po iki dhe zgjidh një tjetër, mund të ndodhte gjithçka por ajo mbetej brenda asaj zyre. 

Edhe nëse ndodhte një debat ishte i pari Nano që merrte në telefon dhe kërkinte që palët të qetësoheshin. 

Nano kishte një avantazh, sepse kishte akses në gjuhët e huaja. Ishte i vështirë në atë që synonte,”-tha ai.

Malaj është shprehur ndërkohë se kreu i qeverisë Edi Rama i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm Partisë Socialiste pasi sipas tij bëri krushqi politike me njerëzit që kanë pasur lidhje me botën e krimit.

“Për fat të mirë nuk kam qenë në rrethin e ngushtë të tij. Kemi qenë në mënyrë simetrike të baraslarguar nga njëri tjetri. 

Ai në korsinë e tij, me të cilën i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm Partisë Socialiste, sepse ai arriti të bënte krushqi politike edhe me njerëzit e kriminalizuar. 

Jemi i vetmi parlament në botë që bëmë ligj për dekriminalizmin e deputetëve. Janë bërë deputetë me votë populli, ne i dekriminalizojmë. I bëmë kryetarë bashkie, i bëmë deputetë, i vumë në poste drejtuese. 

Çfarë është kjo? Kjo është cënim i qeverisjes së një vendi. Kjo mënyrë mentaliteti, do të prodhonte, krizë, dhe ne jemi në krizë,”-tha Malaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZIDANE I BËN ME KRAHË/ Juventus ëndërron ribashkimin me francezin
Previous article KËSHILLON MANCHESTER UNITED/ Giggs: Për të qenë si Liverpool dhe City duhet të…

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT