• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BEGAJ PRET DY SENATORËT AMERIKANË/ Zbardhet takimi ku ishte e pranishme dhe Yuri Kim
Home
Politikë

BEGAJ PRET DY SENATORËT AMERIKANË/ Zbardhet takimi ku ishte e pranishme dhe Yuri Kim

23 May, 2023 s.autor Politikë

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët po vizitojnë Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal. Ata shoqëroheshin në këtë takim nga Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

Presidenti Begaj përshëndeti vizitën e dy senatorëve amerikanë dhe vlerësoi vëmendjen dhe interesin në rritje të Kongresit amerikan për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vizitat e shumta kohët e fundit, jo vetëm nga zyrtarë të administratës amerikane të ngarkuar me Ballkanin Perëndimor, por edhe të përfaqësuesve të dy dhomave të Kongresit, janë shprehja më e mirë e kësaj vëmendje në rritje. Begaj, vlerësoi gjithashtu, marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe nënvizoi, se për Shqipërinë e shqiptarët, Shtetet e Bashkuara mbeten partneri kryesor strategjik dhe miku e aleati më i madh i tyre.

Kreu i Shtetit, përshëndeti bashkëpunimin shumë të mirë që dy vendet kanë pasur, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku kanë ndërmarrë iniciativa të përbashkëta për të dënuar agresionin e paprovokuar e të pajustifikuar ushtarak rus në Ukraninë, përmes rezolutave të ndryshme.
Në këtë kuadër, Presidenti Begaj, u ndal edhe tek sfidat e reja me të cilat po ballafaqohet rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe rritjen e aktivitetit kërcënues nga aktorë të tretë dashakeqës ndaj zhvillimeve euroatlantike në rajon.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen gjithashtu edhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen që agjencitë e specializuara amerikane po japin për përballimin e sulmeve kibernetike, që kanë si synim kryesor dëmtimin e infrastrukturës dixhitale të shtetit shqiptar. Ndërsa, duke iu referuar dialogut Kosovë-Serbi, Presidenti Begaj, nënvizoi nevojën e përkthimit të dakordësimit publik të Ohrit mes palëve në një marrëveshje të detyrueshme ligjore e të njohur ndërkombëtarisht. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke do të kishte një ndikim shumë pozitiv për sigurinë dhe progresin e rajonit të Ballkanie Perëndimor, nënvizoi Presidenti Begaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VRA NGA ISH-BURRI/ Flet nëna e 28-vjeçares: Është rrahur me kabllo, e ka goditur me thikë e me çelësat e makinës...
Previous article "NË INSTAGRAM MUND TË FITOSH MBI 1 MIJË EURO"/ Ditea Berisha zbulon si të jesh një influencer!

s.autor

Postime të ngjashme

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend Politikë

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT