Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, firmosi sot (24 tetor 2023) në Parlament për rishqyrtim ligjin nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë” miratuar në Kuvend më 21 shtator 2023.
Sipas presidencës 4 amendamente nuk morën 84 vota siç parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Në nenin 81, pika 2, shkronja “b” shkruhet se amendamentet miratohen me shumicë të cilësuar prej 3/5 të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, minimalisht 84 vota por nga procesverbali i seancës plenare të datës 21.9.2023 dhe të dhënave të votimit elektronik konstatohet se miratimi i amendamentit të dytë është bërë me 78 vota, i amendamentit të tretë me 77 vota, i amendamentit të katërt me 78 vota dhe i amendamentit të pestë me 79 vota.


