• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BEFASON polici i kapur me drogë: Jam përdorues, kam edhe unë jetë private
Home
Aktualitet

BEFASON polici i kapur me drogë: Jam përdorues, kam edhe unë jetë private

3 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Punonjësi i Policisë së Durrësit, Fatmir Meço, mohoi dje përfshirjen në prodhimin e shitjen e lëndëve narkotike. Ai është shprehur para togave të zeza, teksa do të vlerësohej masa e sigurisë në ngarkim të tij, se ishte përdorues i drogës dhe jo shitës i saj.

I akuzuar për “prodhim dhe shitje droge”, si dhe për “shpërdorim detyre”, 23- vjeçari është shfaqur i qetë edhe në momentin që i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Meço shkoi edhe më tej teksa replikoi me gjyqtarin e çështjes, Petraq Curi, duke deklaruar se pavarësisht se ishte punonjës policie, ai kishte edhe jetën e tij private. Pyetjes së gjyqtarit nëse e konsideronte normale faktin që ishte implikuar në një grup të mirëstrukturuar kriminal, ndërkohë që detyra e tij ishte të kapte kriminelët që shkelin ligjin, 23-vjeçari iu përgjigj me ironi.

“Unë jam punonjës rendi për të siguruar rendin dhe qetësinë dhe jo inspektor antidroge. Kam edhe jetë private (konsumimin e lëndës narkotike). Nuk e kam shkelur detyrën. Nuk kam shitur asnjëherë drogë. E vërteta është se jam konsumator i lëndëve narkotike prej pak vitesh, por në asnjë rast nuk kam pasur për qëllim të shisja hashash. Lënda narkotike që policia gjeti në banesën time dhe grirësja e hashashit ishin thjesht për konsumim vetjak (policia gjeti 40 g dhe makineri grirëse hashashi në banesën e tij)”, u shpreh fillimisht efektivi i Policisë i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Por gjyqtari i çështjes ka vijuar më tej teksa e ka pyetur se si u pranua në polici, ndërsa deklarohet konsumator i lëndëve narkotike?!

“Nuk tregova që isha konsumator”, deklaroi 23-vjeçari, por pasi hasi në shikimin disi qortues të avokatit, ndryshoi qëndrim duke theksuar se “konsumimin e lëndëve narkotike e nisa pasi fillova punë si punonjës policie”.

Pas deklaratës së punonjësit të Policisë, trupi gjykues i përfaqë- suar nga Petraq Curi vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” ndaj tij. E njëjta masë u dha edhe për të arrestuarin tjetër, që dyshohet si bashkëpunëtori i tij, Fitim Selaci, 19-vjeçarin nga Fushë- Kruja. Organi i akuzës ka kërkuar të konsiderohet i ligjshëm arresti me burg për të dy të arrestuarit për “prodhim e shitje e narkotikëve” dhe “shpërdorim detyre” për efektivin e Policisë.

Sipas Prokurorisë, 23-vjeçari nga Gjerbesi i Skraparit, shiste lëndë narkotike në ishKënetë (në zonën ku banonte) me persona të tjerë. Lëndën narkotike e mbante në banesën e tij dhe më pas ua shpërndante personave të tjerë. Por ata edhe e konsumonin, duke u kthyer edhe në shqetësim për komunitetin.

Në banesën e Fatmir Meços u gjet një sasi e lëndës narkotike dhe një grirëse. Lëndën narkotike e merrte te Fitim Selaci në Fushë-Krujë. Sipas Prokurorisë, të dy kanë kryer veprat që janë nën hetim dhe rrezikshmëria e veprës parashikon deri në 15 vjet heqje lirie.

Dy të arrestuarit nuk kanë pranuar se kryenin aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike, ndërsa kanë pranuar se janë konsumatorë të rregullt të kanabisit.

Meço u arrestua katër ditë më parë nga SHÇBA. Në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, që së bashku kishin formuar një grup kriminal që vepronte në fushën e drogës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fillon shkëmbimi i të dhënave fiskale e bankare Itali-Shqipëri
Previous article Mahnitet publiku anglez, grupi shqiptar këndon këngën shqipe ‘Tana’ në BBC

Redaktor2

Postime të ngjashme

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës Aktualitet

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT