• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BEFASON ME DEKLARATAT GAZETARJA/ Oriana Falaci: Lumturia është vetëm ca çaste harrimi
Home
Jetë

BEFASON ME DEKLARATAT GAZETARJA/ Oriana Falaci: Lumturia është vetëm ca çaste harrimi

1 February, 2019 k.autor Jetë

Thotë që nuk i pëlqen vetja, por veten e do. Për gjithçka që ka arritur i detyrohet personazhit Toto.  Mund të ishte bërë prift, nëse nuk do të kishte qenë për pengesën e dëlirësisë. Mes trishtimit dhe një ironie të hollë, ky është komiku më i madh italian.

Princ, ju përcjell respektin tim. Jeni vërtet princ, apo jo? (Oriana i buzëqesh pak e sikletosur zotërisë me pamje të trishtë e fisnike, që e vështron për disa minuta si të ishte perandoresha Teodora).

Zonjusha ime, po bëni shaka? Titujt nuk blihen, i jep sovrani. Ka dy lloje titujsh, ato që janë të lindur, pra, i trashëgon dhe ato që t’i jep mbreti nëse ke bërë diçka. I imi është i lindur. E kam prej ditës që erdha në jetë. E shihni stemën e unazës sime? Po, po jam princ dhe shumë gjëra të tjera. Jam Kont, kavalier i Perandorisë së Shenjtë Romake, zyrtar i Kurorës së Italisë, markez i Tertiverit, por këtë nuk e përdor. Dick, qeni im, ishte baron. Peppe, qeni im aktual, është viskont. Kanë rëndësi këto për aq sa të nderohen paraardhësit, familja që i ka pasur këta tituj, por më i bukuri për mua është Toto. Me princin unë nuk blej dot asnjë vezë, ndërsa me Toton ushqehem që prej moshës 20-vjeçare. Isha i qartë?

Si ju trajtonin ata me të njëjtët tituj?

Në fillim më snobonin, kuptohet, për shkak të punës. Por as që më duhet si më trajtojnë sepse titulli im është më i fortë se i tyre. Këtë e kam shpjeguar në poezinë time, atë të markezit që varroset pranë pastruesit. Mirë e kam thënë?

Ju keni thënë përherë mirë. Jeni divë, jeni artist!

Çfarë artisti; shitës llafesh! Një marangoz vlen më shumë se një artist. Të paktën prodhon një tavolinë që është për shekuj. Po ne, çfarë bëjmë? Sa zgjasim? E shumta, nëse jemi shumë të suksesshëm, një gjeneratë. Nëse e pyes nipin tim kush ishte Petrolini, përgjigjet, boh!

Modestia juaj më lë pa mend. Ju po recitoni!

Ju betohem për varrin e sime mëje, e vetmja gjë e çmuar që kam, që jam i sinqertë: nuk po recitoj! Po rrëfehem, siç nuk kam bërë me askënd. Unë jam mizantrop, i ndrojtur, mendoni që kur hyj në restorant ul sytë sepse më vjen turp që njerëzit po më shohin. Nuk më pëlqen të tregoj kush jam. Këtë herë po e provoj, por duhet të më besoni zonjushë, unë recitoj vetëm në filmat e mi të shëmtuar!

Atëherë më thoni pse interpretoni në këta filma të shëmtuar?

Zonjushë e dashur, unë nuk paguhem aq sa të tjerët dhe këtë e bëj me vetëdije sepse jam i tmerruar nga shifrat që dëgjoj, ato nuk duhet t’i marrë aktori, por producenti, në mënyrë që të bëjë filma të tjerë dhe të më marrë sërish në punë. Pastaj duhet të punoj sepse unë mbaj 25 njerëz dhe 220 qen, kushtojnë…

Pse? Çfarë bëni me 220 qen?

Një qen vlen më shumë se një i krishterë, zonjushë e dashur! Ju e rrihni, ai ju do, e lini pa ngrënë, ju do njësoj, e braktisni, është prapë besnik. Qeni është krejt e kundërta e njeriut.

Ju nuk i vlerësoni njerëzit.

Ndoshta nuk keni as miq?!

Jo. Jo. Jo. Unë ndaj një vakt me një qen më mirë se me një njeri. Miq mund të kem dy, po, dy kam. Të dy janë punëtorë të përulur, si unë, sepse unë mendoj që bota është e ndarë.

Pse? Keni frikë nga vdekja?

Nga vdekja jo. Kam blerë një vend ku të varrosem, në Napoli, me paratë e para që kam fituar. Por më shqetëson plakja. Sa e shëmtuar ta shohësh veten një ditë të zbardhur e të rrudhur?! Pjekuri? JO zonjusha ime, ju nuk më gënjeni dot me diskutimet e pjekurisë.

Kur interpretoni, ju ndodh ndonjëherë të jeni i lumtur? Duke ju parë, duket që po.

Ajo nuk është lumturi, është diçka tjetër që nuk di ta shpjegoj. Lumturia, zonjusha ime, është vetëm ca çaste harrimi. Aktrimi, për mua, është si droga, si oksigjeni.

Princ, a ju pëlqen Toto?

Po ju jap një përgjigje që nuk do ta besoni, por duhet të më besoni zonjushë, ju betohem mbi varrin e nënës sime. Nuk më pëlqen fare! Nuk më pëlqen as fizikisht si burrë. Çfarë fytyre, zonjushë! Pastaj më duket antipatik edhe si personazh. Nuk më bën as për të qeshur.

Prandaj më pritët kaq mirë princ, prandaj jeni kaq shumë modest, prandaj…

Unë, zonjusha ime, vuaj nga kompleksi i inferioritetit. Nga inferioriteti fizik, intelektual dhe kulturor. Nuk jam burrë i kulturuar dhe kjo më rëndon. Do doja të kisha studiuar më shumë, të kisha lexuar më shumë. Të kisha qenë më shumë kurioz, unë nuk kam qenë kurrë kurioz. Vëzhgues po, të gjithë personazhet e mi lindin nga vëzhgimi, por kurioz kurrë. Tani që jam gjysmë i verbër…

Ngushëllohuni princ! Në fjalor keni arritur, sido që të jetë. Në historinë e gjuhës italiane emri juaj përmendet si shembull për efikasitet gjuhësor, shprehjet tuaja kanë hyrë tashmë në përdorimin e përditshëm.

Oh! Oh! Oh! Sa bukur! Ky po që është nder. E dashur, sa e mirë je! Kush jua tha?

Një adhuruesi juaj. Ishte shumë i emocionuar nga ideja që do t’ju takoja. Madje, princ, të gjithë ata që morën vesh se do t’ju takoja, ishin të emocionuar. Ju jeni shumë i dashur për italianët, e dini?

Mbase. Meqë shoh punët e mia dhe nuk bezdis njeri.

Princ, kam një dyshim. Juve nuk ju intereson fare nëse ju duan apo jo.

Thënë mes nesh zonjusha ime, fare!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARGUMENTAT/ Spiropali: Ja cila është alternativa e re e Republikës së vjetër (VIDEO)
Previous article PIRRO PRIFTI/ Kush po përdor mekanizmin që nxin realitetin në Shqipëri?!

k.autor

Postime të ngjashme

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT