• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BE SHKURTON NDIHMAT PËR TURQINË/ 75% e transfertave të parashikuara hiqet për vitin 2020
Home
Nderkombetare

BE SHKURTON NDIHMAT PËR TURQINË/ 75% e transfertave të parashikuara hiqet për vitin 2020

19 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Bashkimi Europian duket se ka shkurtuar në masë të madhe transfertat e parave që shkonin në Turqi për afrimin me BE. Kjo del nga një letër e të ngarkuarit të BE për politikën e Jashtme, Joseph Borrell drejtuar PE

BE ka vendosur një shkurtim tjetër të ndihmave për Turqinë, kështu që për vitin 2020 janë hequr si ndihma 75% e transfertave të parashikuara, thuhet në një letër të të ngarkuarit të BE për politikën e jashtme, Joseph Borrell, drejtuar Parlamentit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga grupi mediatik, Funke Gruppe.

Sipas të dhënave të Komisionit Europian, Turqia pritet të marrë këtë vit vetëm 186 milionë euro nga programi IPA për afrimin e vendeve aspirante me BE. 150 milionë euro nga ndihmat do të jepen për demokracinë dhe shtetin ligjor, 18 milionë euro në një program për zhvillimin rural. Komisioni Europian nuk është shprehur deri tani për shkurtimet.

Qipro dhe Siria – pika konflikti

Me ndihmat e paraanëtarësimit BE kërkon të mbështesë e përmirësojë proceset e reformave në vendet kandidate. Negociatat e anëtarësimit me Turqinë prej vitesh kanë ngrirë. Borrell e argumenton shkurtimin e ri me kërkimet e palejuara për gaz të Turqisë para brigjeve të vendit anëtar të BE, Qipro, me të cilat BE nuk është dakord. Si argument tjetër përmendet operacioni ushtarak i Turqisë në Sirinë verilindore në tetor.

Pakti për refugjatët mbetet

Nga shkurtimet mbeten të paprekura pagesat që BE në kuadër të marrëveshjes me Turqinë ia ofron këtij vendi. Pakti i refugjatëve nga viti 2016 parashikon që migrantët e ardhur ilegallisht në Greqi të kthehen në Turqi. BE merr përsipër të pranojë refugjatë sirianë nga Turqia dhe e mbështet financiarisht Turqinë në kujdesin ndaj refugjatëve. Megjithatë në Greqi në muajt e fundit është rritur ndjeshëm numri i refugjatëve të ardhur nga Turqia./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TRIUMFIT DRAMATIKE NDAJ UDINESES/ Ibrahimovic: Kjo fitore na ka ndihmuar shumë nga...
Previous article ANALIZON FITOREN DRAMATIKE NDAJ UDINESES/ Pioli: Ishim pak në emergjencë, por...

k.autor

Postime të ngjashme

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT