Në Tiranës është duke u zhvilluar samiti i pestë i gruas së diasporës shqiptare me pjesëmarrjen e shumë grave dhe vajzave shqiptare të cilat jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës.
I pranishëm në takim ka qenë edhe ministri i jashtëm Igli Hasani i cili ndër të tjera u pyet , në lidhje me takimin që do të mbahet në 15 tetor ku pritet që BE të hapë negociata për anëtarësimin e Shqipërisë.
Hasani tha se Shqipëria i ka bërë detyrat dhe se tashme pret hapjen e kapitujve.
“Shqipëria shkon e mirëorganizuar, e qartë në atë që përfaqëson dhe e bindur që ka kryer të gjitha detyrimet e veta. E gjithë përpjekja është e gjithë qeverisë që ne të vazhdojmë punën që kemi arritur deri sot. Do kërkojmë hapjen e kapitujve. Ky është momenti më i rëndësishëm marrëdhënies së Shqipërisë me BE”, u shpreh ai.


