• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BE PEZULLOI FONDET PËR BUJQËSINË/ Rama: Çështjen do ta shikojmë më konkretisht, presim raportin
Home
Politikë

BE PEZULLOI FONDET PËR BUJQËSINË/ Rama: Çështjen do ta shikojmë më konkretisht, presim raportin

21 September, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, gjatë intervistës për emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, komentoi edhe pezullimin e fondeve IPARD II për bujqësinë nga KE. Kreu i qeverisë tha se çështja do të shqyrtohet për shkak se nuk ka asnjë të dhënë konkrete dhe se pritet raportoi i BE për këtë problematikë.

Pjesë nga intervista:

A ka ndikuar SPAK në ndryshimet që ju bëtë në qeveri apo jo?

Si do ndikojë SPAK në ndryshimet në qeveri.

Janë çështje që janë diskutuar, çështja e fondeve të pezulluara nga BE…

Ajo është një çështje që ne do ta shikojmë konkretisht. Nuk kemi asnjë të dhënë konkrete se do duhet të presim raportin që do të vijë nga BE, por është një shenjë e një vullneti të mirë për të qenë të hapur komplet në këtë marrëdhënie me BE dhe për t’u krijuar atyre dhe vetes komoditetin e një komunikimi lidhur me problematikat dhe me adresimin e tyre pa pasur ngërçin e një ministri, në këtë rast të ministres që në këndvështrimin tim, ka bërë një punë të jashtëzakonshme si ministre e Bujqësisë, që lidh periudhën e qëndrimit të saj në detyrë me periudhën kur janë konstatuar këto probleme. Është normale të jetë kështu, ndryshe do kishte një ngërç në këtë marrëdhënie dhe s’kemi pse ta kemi. Ne duam të përmirësohemi. Nuk diskutohet që deri sa janë konstatuar probleme ato probleme duhet të adresohen dhe sistemi i funksionimit duhet të përmirësohet. Duam të bëjmë maksimumin nga ky proces.

Thatë se nuk keni kundërshtarë përballë, dhe për fat të keq kjo vërehet. Nuk është se s’keni, e keni kundërshtarin që sot është non grata ndërkohë keni edhe palën tjetër të palës tjetër, cilën nga këta të dy ju keni kundërshtar?

Nuk dua të tingëlloj aspak arrogant por ju them me sinqeritetin më të madh që unë e kam humbur numërimin. Nuk di sa janë, kush janë dhe realisht nuk di çfarë thonë. Sepse është një zhurmë nga e cila nuk kuptohet asgjë, ndaj prej kohësh nuk e ndjek se çfarë thonë. Nuk më mungojnë nuk kam asnjë humbje nga kjo sepse merrem me gjëra që janë relevante dhe të rëndësishme, që janë probleme reale të vendit. Ndaj nuk di fare këto histori dhe kur thua përballë është shumë relative, sepse ata në fakt nuk janë përballë janë mbrapa. Kështu që të ndalosh të kthehesh mbrapa, të shohësh ku janë, ne duhet të shohim vetëm përpara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YURI KIM DHE EDI RAMA TAKOHEN NË SHBA/ Ja mesazhi i ish-ambasadores
Previous article ME SHAPKA DHE PANTALLONA TË SHKURTRA/ Ja momenti kur dërgohet në Komisariat 42-vjeçari që plagosi policin

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill Breaking News

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet Politikë

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT