• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BE NUK RIHAP KUFIJTË ME SHQIPËRINË/ LISTA E vendeve që do lejohen, do rishikohet pas 2 javësh. Rama: Vendim politik
Home
Politikë

BE NUK RIHAP KUFIJTË ME SHQIPËRINË/ LISTA E vendeve që do lejohen, do rishikohet pas 2 javësh. Rama: Vendim politik

30 June, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Bashkimi Europian ka vendosur që të mos rihapë kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik, siç ishte paralajmëruar më herët. Komisioni Europian ka miratuar ditën e sotme një listë të shteteve që do mund të udhëtojnë drejt Europës, pjesë e së cilës nuk është Shqipëria. Në këtë listë, nga vendet e Ballkanit është Mali i Zi dhe Serbia. Megjithatë, në dokumentin që Shqiptarja.com disponon saktësohet se në varësi të ecurisë së pandemisë, lista do të rishikohet pas dy javësh, më 15 korrik. Megjithatë, nga kjo listë do të përjashtohen tre kategori.

Për vendet që nuk janë pjesë e listës, do të përjashtohen
-Qytetarët e BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre
-Banorët afatgjatë të BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre
-Udhëtarët me një funksion thelbësor ose nevojë thelbësore

Pra që do të thotë se qytetarët shqiptarë nuk do mund të shkojnë në vendet e BE-së, nëse nuk janë rezident dhe nuk kanë një arsye të fortë, si për shembull në vizitë mjekësore, apo një motiv tjetër të fortë, por jo kurrsesi për turizëm.

Kjo listë, për të cilën KE thekson se nuk është një instrument ligjërisht i detyrueshëm, do të rishikohet çdo dy javë dhe për të vendosur nëse një shtet do t’i shtohet apo i hiqet listës do të merren parasysh 4 kritere kryesore.

Kriteret e marra parasysh nga KE për miratimin e listës
-Numri i rasteve të reja COVID-19 gjatë 14 ditëve të fundit për 100 000 banorë, afër ose nën mesataren e BE-së
-Tendencë e qëndrueshme ose në rënie e rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme
-Përgjigja e duhur shëndetësore ndaj COVID-19, duke përfshirë aspekte të tilla si testimin, mbikëqyrjen, gjurmimin e kontaktit, kontrollimin, trajtimin dhe raportimin, si dhe besueshmërinë e informacionit. -Merret parasysh gjithashtu informacioni i ofruar nga delegacionet e BE për këto aspekte.

Për kryeministrin Edi Rama, ky është një vendim politik dhe nuk ka lidhje me pandeminë. “Dje komunikoja me Brukselin për listën e vendeve që do të hyjnë në këto rrugët e hapura në dy javët e para për koronavirusin. Diskutimi në Bruksel, kishte shtete europiane që thoshin nuk duam të dimë fare as për shifra dhe lista, askush, nuk duam të na vijnë nga Ballkani, Turqia, bota, njerëz të infektuar. Kjo është politikë”, e ka quajtur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOS BRENDA KLUBIT/ Mbledhje urgjente me tone të larta te Barcelona, shkak për këtë bëhet "Pleshti"
Previous article COVID-19/ I bëhet testi për koronavirus, Vojvoda nuk e duron dot tamponin (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë Aktualitet

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT