Pak kohë më parë presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, kishte marrë vendim që të vendos tarifa ndaj eskporteve të BE’së, më konkretisht çelikut dhe aluminit.
Ky vendim dhe kjo politikë e presidentit amerikan nuk u prit aspak mirë nga vendet anëtare të BE’së. Vendimi provokoi reagim të ashpër duke filluar nga zotimi i BE’së se do të kundërpërgjigjet e deri te përplasja e liderit amerikan me ata të Francës dhe Kanadasë
Tani BE ka lajmëruar për masat “hakmarrëse” ndaj vendosjes së tarifave nga SHBA.
Komisionerja për tregti e BE’së, Cecilia Malmstrom, tha se eskporteve të SHBA’ve si xhinset, motoçikletat dhe uiskit do t’iu vihet taksë. Ajo shtoi se BE nuk ka dashur të jetë në këtë pozitë.
Vendimi i njëanshëm dhe i pajustifikuar i SHBA-së për të imponuar tarifa mbi çelikun dhe aluminin nga BE-ja do të thotë që ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër”, tha Malmstrom.