• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BE i përgjigjet thirrjes së Britanisë, cilat shtete pritet të hakmerren ndaj Putin?
Home
Nderkombetare

BE i përgjigjet thirrjes së Britanisë, cilat shtete pritet të hakmerren ndaj Putin?

23 March, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Liderët evropianë kanë konkluduar edhe një herë në një samit të mbajtur në Bruksel se “ka shumë mundësi” që Rusia të ketë qenë përgjegjëse për helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani.

Diplomatët kanë thënë se disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian po ashtu kanë konsideruar mundësinë e hakmarrjes, pasi kryeministrja britanike, Theresa May ka bërë thirrje për bashkim ndaj sulmit që besohet të jetë kryer me agjent nervor të kategorisë ushtarake.

Lituania ka thënë se është duke konsideruar përjashtimin e diplomatëve rusë pas këtij incidenti.

Kryeministri holandez, Mark Rutte dhe liderë të tjerë pas samitit, kanë thënë se i kanë rikujtuar edhe një herë ambasadorit të BE-së në Moskë për konsultimet rreth asaj se blloku është duke u solidarizuar me Britaninë.

Përmes një deklarate të përbashkët, liderët kanë thënë se BE-ja, “pajtohet me të dhënat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar se ka shumë mundësi që Federata Ruse është përgjegjëse dhe se nuk ka mundësi tjetër të besueshme” për incidentin.

Pas diskutimeve në Bruksel ata kanë thënë se, “ne qëndrojmë të solidarizuar me Mbretërinë e Bashkuar përballë kësaj sfide të rëndë për sigurinë tonë të përbashkët”.

Skripal dhe vajza e tij vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, pasi janë gjetur pa ndjenja në një stol në Salisbury më 4 mars.

Britania e akuzon Rusinë për përdorim të agjentit nervor Noviçok.

Rusia vazhdimisht mohon çdo ndërhyrje në sulm.

Pasi ka arritur në samitin e BE-së, May ka thënë se sulmi ka qenë “pjesë e modelit të agresionit rus kundër Evropës”.

Ajo ka thënë se do t’iu bëjë thirrje liderëve të BE-së të luftojnë kërcënimin nga Rusia, “që nuk respekton kufijtë”.

Në të njëjtën kohë, Kremlini ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka diskutuar me Këshillin e Sigurisë së Rusisë për politikën “armiqësore dhe provokative” të Britanisë kundër shtetit të tij. REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Afërdita Dreshaj tifoze e zjarrtë e të fejuarit të saj, ja si e puth pas triumfit të ndeshjes (FOTO)
Previous article MOTI I KEQ DHE DËBORA bllokon Qarkun e Dibrës/ Situata bëhet ALARMANTE

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT