• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI/ BE i mori Shqipërisë 900 mln euro në tregëtinë e shërbimeve për 9-mujorin e 2017
Home
Ekonomi

INTEGRIMI/ BE i mori Shqipërisë 900 mln euro në tregëtinë e shërbimeve për 9-mujorin e 2017

11 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Ekonomi

Shqipëria kryen pagesat më të mëdha në rajon për të marrë shërbime nga vendet e Bashkimit Europian. Eurostat ka publikuar sot të dhënat e bilancit të pagesave të Bashkimit Europian me shtetet e tjera të botës.

Të dhënat përfshijnë dhe Shqipërinë, të ndara për bilancin e llogarisë korente dhe bilancin e tregtisë në shërbime. Ndërsa në bilancin e llogarisë korente, BE është në deficit me Shqipërinë (rreth 400 milionë euro), shtetet e BE-së janë në suficit të lartë përsa i përket bilancit të tregtisë së shërbimeve.

Ky suficit për BE-në (që nënkupton daljen e parave nga Shqipëria drejt shteteve të BE-së) është 900 milionë euro për 9 mujorin 2017. Ky nivel është më i larti në rajon, teksa nga Serbia dalin drejt BE-së 600 milionë euro, nga Maqedonia 300 milionë euro, nga Mali i zi 800 milionë euro dhe nga Kosova 700 milionë euro.

Sipas shpjegimeve të Eurostat, kategoritë kryesore që përfshihen në bilancin e tregtisë së shërbimeve janë transporti, udhëtimet, sigurimet dhe pensionet, shërbimet financiare, pronësia intelektuale, telekomunikacione-kompjuter-informacion dhe shërbime të tjera biznesi.

Nga të dhënat rezulton se për realizimin e këtyre shërbimeve kanë ikur nga Shqipëria neto 900 milionë euro për 9 muajt e parë. Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë, po për bilancin e pagesave tregojnë se një pjesë të konsiderueshme e zë transferimi i fitimeve. Po sipas bankës, kompanitë e huaja që kanë aktivitet në Shqipëri transferuan 221 milionë euro përgjatë 9 muajve të këtij viti, në formën e pagesave të dividendëve, ose si pagesa interesash. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transferimi i fitimeve është rritur me 47%. Ky është niveli më i lartë i arritur në 7 vite, që nga viti 2010.

Çfarë është tregtia në shërbime
Sipas përkufizimit të OECD, Tregtia në shërbime regjistron vlerën e shërbimeve të shkëmbyera ndërmjet banorëve dhe jo-rezidentëve të një ekonomie, duke përfshirë shërbimet e ofruara nëpërmjet filialeve të huaja të themeluara jashtë vendit. Ky tregues matet në milion USD dhe përqindjen e PBB-së për eksportet, importet dhe tregtinë neto.

Shërbimet përfshijnë transportin (të mallrave dhe udhëtarëve), udhëtimet, shërbimet e komunikimit (postare, telefonike, satelitore etj.), Shërbimet e ndërtimit, sigurimet dhe shërbimet financiare, shërbimet kompjuterike dhe informative, honoraret dhe tarifat e licencës, leasing, shërbime teknike dhe profesionale, etj.), shërbimet kulturore dhe rekreative, si dhe shërbimet e qeverisë që nuk përfshihen në listën e mësipërme.

Tregtia në shërbime nxit shkëmbimin e ideve, njohurive dhe teknologjisë, edhe pse shpesh është e kufizuar nga barrierat siç janë rregulloret e brendshme./monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ditëlindje me tortë ari", ja si festoi këngëtarja kosovare mbrëmjen e djeshme (FOTO)
Previous article Kapuç, doreza e leva në shtëpi, si u arrestuan nga policia “ekspertët” e grabitjeve në Vorë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

VRASJA E POLICIT NË MALIQ/ Kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi Aktualitet

VRASJA E POLICIT NË MALIQ/ Kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër Aktualitet

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT