• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 January, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

26 January, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BBC: Misteri i luftës së Trojës… Ka ndodhur vërtetë apo jo?
Home
Jetë

BBC: Misteri i luftës së Trojës… Ka ndodhur vërtetë apo jo?

17 January, 2020 bora.autor Jetë

Autorët e ndryshëm si John Dryden, Alexander Pope dhe Louis MacNeice kanë përkthyer versione të ndryshme të mitit klasik “Lufta e Trojës”.

Një arsye pse Lufta e Trojës është cilësuar prej kohës si një histori e shkëlqyeshme, gjithashtu dyshohet nëse ka ndodhur në të vërtetë.

Për shumicën e grekëve të lashtë, Lufta e Trojës ishte shumë më tepër se saj një mit. Ishte një epokë që përcaktonte të kaluarën e tyre të largët.

Siç tregojnë burimet historike të historianëve të lashtë si Herodoti dhe Eratosthenes, përgjithësisht supozohet se kishte qenë një ngjarje e vërtetë.

Sipas Iliadës së Homerit, konflikti mes grekëve dhe trojanëve u zhvillua për Helenën. Në antikitet shumë historianë të respektuar ishin të gatshëm të besonin se kjo luftë nuk ka ndodhur në të vërtetë.

Në gjysmën e dytë të shekullit të V para erës sonë, Herodoti, i ashtuquajturi “Babai i historisë”, shkroi se Lufta e Trojës kishte ndodhur 800 vjet para lindjes së tij. Ndërsa studiuesit e kohëve moderne kanë prirjen të jenë më skeptikë.

A ka ndodhur në të vërtetë lufta e Trojës?

Pyetja thellohet edhe më shumë kur në një ekspozitë në Muzeun Britanik të Londrës, shikon vazo greke, afreske romakë dhe shumë vepra arti që përshkruajnë historinë e Tojës. Ajo që kuptohet nga ekspozita është se në kohë të ndryshme, njerëzit kanë qenë të etur për të gjetur të vërtetën në tregimin e Luftës së Trojës.

Nuk është për t’u habitur që njerëzit kanë qenë të bindur për realitetin e Luftës së Trojës. Historia përshkruhet aq e vërtetë në vargjet e librit “Iliriada”, sa që është e vështirë të mos besohet. Ka qenë pikërisht ky fakt që bëri kurioz edhe biznesmenin Heinrish Schliemann.

Ai udhëtoi për në Turqi, në qytetin Hisralik, i cili gjendet në bregun perëndimor të Turqisë së tanishme, për të zbuluar të vërtetën e Trojës. Biznesmeni filloi të gërmojë dhe zbuloi një numër të madh të thesareve antike atje. Nga të dhënat që nxori, shumë historianë nisën të besonin se Troja e lashë gjendej në Hisarlik, pra Troja ka qenë e vërtetë.

Ndërkohë nga ana tjetër Lufta e Trojës mendohet të mos ketë ekzistuar, pasi është vështirë të imagjinohet, që të zhvillohet një luftë në ato përmasa që e ka përshkruar Homeri, dhe të ketë zgjatur për 10 vjet, sepse sipas arkeologëve, kështjella që gjendet në këtë qytet nuk duket shumë e dëmtuar nga luftërat. Kjo tregon që sjellja e ushtarëve në këtë luftë nuk ka qenë aq e ashpër sa shkruhet.

Pavarësisht se ka fakte të ndryshme që tregojnë se shkrimtarët janë frymëzuar nga një luftë e zhvilluar shumë kohë më parë, apo ka qenë thjesht një shpikje e zgjuar, Lufta e Trojës la gjurmën e saj kudo në botë.

BBC

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRE CAN DËSHIRON TË LARGOHET/ Juventus vihet në lëvizje, projekton shkëmbimin...
Previous article SHKRUMBOHET GJITHÇKA/ Çfarë mbeti nga vendi ku u dogj 2-vjeçari, 7 fëmijët e familjes po luanin me shkrepëse kur…

bora.autor

Postime të ngjashme

"DO T'I BËJË SHOQËRI NJERËZVE TË IZOLUAR NGA COVID"/ Krijuesit e robotit Sophia, zbulojnë planin ambicioz Jetë

"DO T'I BËJË SHOQËRI NJERËZVE TË IZOLUAR NGA COVID"/ Krijuesit e robotit Sophia, zbulojnë planin ambicioz

PANDEMIA E COVID-19/ Ekspertët: Pasojat te fëmijët, më serioze nga sa mendohet Jetë

PANDEMIA E COVID-19/ Ekspertët: Pasojat te fëmijët, më serioze nga sa mendohet

A MUND TË PËRZIHEN DOZAT E VAKSINAVE PËR COVID-19? Ekspertët e shëndetësisë japin përgjigjen e prerë Jetë

A MUND TË PËRZIHEN DOZAT E VAKSINAVE PËR COVID-19? Ekspertët e shëndetësisë japin përgjigjen e prerë

Facebook Comments

EDMOND ARIZAJ/ Vajzës sime që la Shqipërinë, për Amerikën Blog

EDMOND ARIZAJ/ Vajzës sime që la Shqipërinë, për Amerikën

MERO BAZE/ Një listë për 26 prillin Blog

MERO BAZE/ Një listë për 26 prillin

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet Blog

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet

ALBERT P. NIKOLLA/ Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje Blog

ALBERT P. NIKOLLA/ Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin! Blog

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin!

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT