• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Baze: Në Shqipëri media nuk mbijeton për shkak të punës së gazetarëve, por nga politika
Home
Sociale

Baze: Në Shqipëri media nuk mbijeton për shkak të punës së gazetarëve, por nga politika

31 October, 2017 F.autor Sociale

Berisha apo Rama, kush është më reformisti sipas Mero Bazes

Botuesi dhe gazetari Mero Baze ishte sot i ftuar në Forumet UET, në një bisedë të hapur me studentët dhe pedagogët për gazetarinë, lidhjet e saj me politikën,qeverisjen, etj..

Deri në vitin 1997 në Shqipëri ka pasur një shtyp partizan, një shtyp pasionant, por pas këtij viti kemi korrupsionin e medias, lidhja e saj me politikën, kthimi i saj në biznes dhe mungesë lirie.

Ky është përkufizimi i gazetarit të vjetër Mero Baze, i cili e ka provuar këtë profesion që para vitit ’90 dhe në vitin 1999 hapi gazetën e tij Tema, siç thotë ai, për të pasur një dritare ku të shkruante vete.

“Pas vitit ’97, pasi socialistët kanë ardhur në pushtet, Berisha ishte larguar, për herë të parë janë shfaqur elementët korruptivë në shtypin shqiptar. Deri në vitin ’97 mund të flasim për shtyp partizan, pasionant, të pozicionuar, por flitet për gazetarë të varfër, botues pothujase të varfër. Kurse pas vitit ’97, kemi fillimin e korrupsionit, e përfshirjes e biznesit në shtypin shqiptar si një mënyrë për ta përdorur shtypin për qëllime përfitimi dhe prej asaj kohe fillon kalvari i gjatë i ngushtimit të hapësirave të lirisë së shtypit, i mungesës së lirisë për t’i thënë të gjitha në një vend, por jo se ka munguar liria për të gjitha gjërat në këtë vend. Kështu që në vitin ’99 unë kam hapur gazetën time, me përpjekje shumë të mëdha kam mbijetuar përmes punës së përditshme përmes pozicioneve të forta, përmes betejave të mëdha për të thënë dhe gjëra të forta politike. Një përkufizim nuk kam për mbijetesën, por nëse do të mbijetosh 25 vjet në shtyp apo 30 vjet siç kam mbijetuar unë kështu do mbijetosh, rrugë tjetër nuk di që të ketë”.

Sipas Bazës në Shqipëri asnjë media nuk mbijeton për shkak të punës së gazetarëve, por nga lidhjet direkt me politikën

“Media kaq të mëdha janë një luks i madh, janë falso, që nuk i gjen në asnjë vend të rajonit. Asnjë vend në rajon nuk e ka luksin të ketë televizione kaq të mëdha, kaq të fuqishme, kaq inflancion të madh”.

A ekziston një recetë për daljen nga ky qerthull i lidhjes së gazetarisë me politikën sipas Bazes? Ai thotë se do të jetë teknologjia dhe zhvillimi i medias online që do t’a vdesë këtë gjë.

“Një recetë të saktë se si mund të krijohet tregu i vërtetë i gazetarisë nuk mund të gjendet, por ndonjëherë elefantët vdesin nga miza që i hyn në vesh dhe këto mediat e mëdha shqiptare kanë për të vdekur dhe si të thuash tregu ka për të vajtur tek realieti nga zhvillimi i teknologjisë. Unë mendoj që bota online megjithëse ka shkatërruar shumë standarde të lirisë së shtypit mund të bëjë një të mirë tjetër, mund të shkatërrojë, monopolin dhe pamundësinë që kanë gazetarët e vegjël ose të pafuqishëm ekonomikisht për të krijuar media të mëdha. Ata mund të bëhen po aq të rëndësishëm sa ata dhe ata do të bëhen të padobishëm për politikën”- tha Baze.

Gazetari dhe botuesi i gazetës Tema, Mero Baze, bëri një krahasim të kryeministrave shqiptarë ndër vite për natyrën e tyre reformuese kur kanë qenë në pushtet. Sipas tij edhe Sali Berisha dhe Edi Rama janë reformistë në qeverisje. Duke e ilustruar sjelljen e tyre reformiste ndaj ekonomisë Baze përmendi reformën e çmimit të bukës që bëri Berisha në vitin ’92 duke e çuar nga 40 lekë në 400 lekë, si një reformë të guximshme por që duhej bërë.

“Ka bërë disa gjysëm reforma ose reforma të mangëta, por ka pasur tendencën për reforma Berisha që atëherë. Më pas në qeverisjen e dytë ai bëri një reformë të sistemit fiskal që për mua është më e mira me vendosjen e taksës së sheshtë, nisi reformën e konçensioneve. Berisha është pioner në këtë fushë, që po bën Rama sot. Nga ana tjetër edhe Fatos Nano ishte një reformist. Sistemin bankar që kemi sot dhe nisja e privatizimeve të mëdha ishin në kohën e tij”, tha Baze.

Më tej, duke folur për reformat e Ramës, tha se Rama në vetvete është një njeri që do të mbahet mend vetëm për reformat apo punët që bën dhe deri më tani ka bërë ose ka nisur disa reforma me rëndësi.

“Rama e urren partinë që drejton, por i do shumë reformat dhe mundohet të punojë me njerëz sa më apolitikë të jetë e mundur. Gjatë mandatit të parë ka bërë një reformë fiskale, të cilën unë nuk do ta votoja, por ai guxoi dhe e bëri. Bëri reformën territoriale, reformën në arsim, etj..”- tha ai. Sipas Bazës, të gjitha këto janë reforma tregu, nuk janë as të majta as të djathta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prokuroria e Catanias dorëzon dosjen 'Habilaj' në Tiranë
Previous article Olympiacos-Barcelona, ja formacionet zyrtare (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT