Në kuadër të takimeve ‘Bashkia që Duam’ kryeministri Edi Rama është ndalur në qytetin e Durrësi.
Fjala e tij është shoqëruar me batuta të shumta teksa rrëfeu fillimisht mbledhjen me gazetarët italian ditën e sotme. Kryeministri u shpreh se kur e pyetën çfarë ofrohet për turizmin, Rama i tregoi me batutë se ofrohej edhe protesta.
Ndër të tjera, kryeministri rrëfeu edhe “prapaskenat” e djegies së mandateve.
“Fallxhorja Mona pasi pa filxhanin, i tha Lulit që mandatet duhen djegur. E ai e dëgjoi, se kjo kishte parë tym të zi. Sigurisht edhe Saliu nga pas me benzinë, benzinë”.
/AlpeNews.al


