• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BASTISJA e Prokurorisë së Durrësit dyshohet se u krye nga KRIMI i organizuar
Home
Breaking News

BASTISJA e Prokurorisë së Durrësit dyshohet se u krye nga KRIMI i organizuar

24 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dosje të zhdukura si dhe dhjetra fletë hetimi të grisura më dysh e të flakura përtokë u konstatuan nga oficerët e policisë gjyqësore mëngjesin e së enjtes, pas sinjalizimit për bastisjen e paprecedentë të Prokurorisë së Durrësit.

Në mesditë, hetuesit e çështjes-të ndihmuar edhe nga të dërguar të Prokurorisë së Përgjithshme ende nuk kishin përfunduar inventarin e dosjeve të zhdukura nga zyra e prokurorit të Task-Forcës Afrim Shehu dhe e oficerit të policisë gjyqësore që bashkëpunon me të.

“Duket se kanë punuar për një kohë të gjatë aty. Kanë marrë materialet që u duheshin dhe ato që i kanë quajtur të pavlera i kishin grisur dhe lënë në tokë,” tha për BIRN një pjestar i grupit të hetimit në kushtet e anonimitetit.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ambientet e Prokurorisë së Durrësit ishin sulmuar nga persona të paidentifikuar, të cilët sipas saj kanë përdorur mjete të forta për të hapur derën e zyrës së serverit-ku fillimisht kanë dëmtuar pajisjet e kamerave të sigurisë.

Prokuroria e Durrësit ka regjistruar një procedim penal për ngjarjen e rëndë, me dyshimin se grabitja është kryer nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal. Gjithashtu, prokuroria ka regjistruar edhe veprat penale të “ndërhyrjes në sisteme kompjuterike” dhe “zhdukja ose humbja e fashikullit [të hetimit].

Bastisja e Prokurorisë së Durrësit dhe zhdukja prej saj e dosjeve të hetimit ndodh rreth dy javë pas vjedhjes ende pa autorë të postës së këtij institucioni-ngjarje kjo e ndodhur më 8 maj. Të dhënat e siguruara tregojnë se autorët dyshohet se kanë vjedhur dosje në hetim, materiale të serverit, regjistrime të kamerave të sigurisë por edhe kartat hyrëse dhe dalëse të personelit të Prokurorisë.

Një burim nga grupi i hetimit i tha BIRN se autorët kanë hyrë nga dera e pasme e Prokurorisë, e më pas janë ngjitur në katin e pestë të institucionit- aty ku janë dhe zyrat e drejtorit të task-forcës në këtë Prokurori. Sipas tij, “autorët e dinin mirë se çfarë kërkonin”.

Sipas organit qendror të akuzës, dyert janë hapur me dhunë.

“Është konstatuar se këta persona kanë hapur me forcë edhe zyrën e një prokurori dhe një zyre të oficerëve të policisë gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur gjate orëve të vona të natës, kur Godina e Prokurorisë ruhej nga punonjësit e policisë private,” thuhet në njoftimin për shtyp.

Afrim Shehu është një ndër hetuesit më të vjetër të Prokurorisë së Durrësit. Përveç drejtimit të zyrës së task-forcës, ky prokuror kohët e fundit ka pasur nën hetim çështjen e falsfikimit të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit. Katër ish-zyrtarë të Komunës së Ishmit u arrestuan si të dyshuar për abuzim me tokat në këtë çështje, ndërkohë që gjashtë persona të tjerë janë në hetim për të njëjtën çështje.

Ilir Turja, zëdhënësi i prokurorisë së Durrësit nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN se cilat janë dosjet e humbura. Ndërkohë, burimet thanë se autorët kanë grabitur fillimisht dosjet e prokurorit Shehu dhe të oficerit të policisë gjyqësore që punon me të dhe më pas kanë zbritur në dhomën e serverit, ku edhe atje kanë marrë materiale të tjera.

“Nuk dihet ende se çfarë është marrë por kanë shkatërruar edhe kamerat e sigurisë dhe kanë marrë regjistrimet. Po kështu janë marrë edhe kartat hyrëse dhe dalëse të prokurorëve,” shpjeguan hetuesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dinamo zyrtarizon Igli Allmuçën, dorë të lirë për merkaton
Previous article Shifrat zbulojnë se cili është portieri më i mirë i Serie A…

F.autor

Postime të ngjashme

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT